• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij”/ Gjermanët shkundin politikën: PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës. PS pushtet absolut

by Java News
01/06/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë klasës politike në vend. Prej 30 vitesh të njëjtët individë vijojnë të na qeverisin dhe kjo duket se ka alarmuar dhe ndërkombëtarët. Fondacioni gjerman “Bertelsmann” ka publikuar së fundmi raportin për Shqipërinë, sa i takon situatës politike dhe ekonomike.

Bëhet fjalë për një fondacion shumë të rëndësishëm në Gjermani, i cili analizon çdo dy vite situata politike dhe ekonomike në shumë shtete, përfshirë dhe vendin tonë. Raporti i fundit ishte në vitin 2018, ndërsa tani është publikuar raporti për vitin 2020, i cili nxin klasën politike shqiptare. Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë presidentit, opozitës, qeverisë dhe drejtësisë.

Sa i takon presidenti, thuhet se historikisht institucioni i Presidencës ka qenë i kapur politikisht. Sipas tyre, partitë në pushtet kanë emëruar politikisht presidentët dhe pastaj i kanë përdorur për të marrë shumë vendime të rëndësishme.

“Vendimi i PS, që është edhe mazhoranca aktuale, për emërimin e presidentit të zgjedhur në verën e 2017-ës, Ilir Meta, themeluesi dhe drejtuesi historik i Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e bën pozicionin më pak të favorshëm për t’i shërbyer mazhorancës në pushtet, por prapë është i prirur t’i shërbejë interesave specifike të partisë që udhëhiqte dikur.

LSI-ja, e cila tani është në opozitë, aktualisht udhëhiqet nga gruaja e Metës dhe kjo nuk ndihmon aspak në krijimin e imazhit të një Presidence që i shërben unitetit kombëtar. Presidenca, mazhoranca dhe qeveria shpesh kanë konkurruar, madje mund të themi më shumë se sa kanë bashkëpunuar ato kanë bllokuar njëra-tjetrën për sa i përket kompetencave dhe detyrave të tyre institucionale, përfshirë emërimet institucionale dhe miratimin e ligjeve. Pra duke treguar mosfunksionimin e sistemit kur Presidenca është e pushtuar nga një personalitet i lidhur politikisht”, thuhet në raport.

Në raport kritikohet dhe mazhoranca aktuale. Sipas gjermanëve, PS kur mori pushtetin në 2013 kishte si synim ecjen para të reformave, por pas zgjedhjeve të 2017 kemi një qeveri njëpartiake.

“Pas ngjitjes në pushtet në vitin 2013, qeveria “Rama” në mandatin e parë qeverisës premtoi të kufizojë sistemin e patronazhit dhe korrupsionin e thellë duke zbërthyer legjitimitetin e institucioneve demokratike  shkruan “sot”.

Megjithatë, qeveria Rama në mandatin e dytë qeverisës, kur gëzon një shumicë parlamentare absolute dhe relativisht pak konkurrencë, është zhvendosur drejt një stili qeverisjeje më të centralizuar dhe më të personalizuar, të cilin një gazetar shqiptar i referohet si një “Republikë Kryeministrore”.

Tranzicioni shqiptar ka treguar përsëri se një stil i tillë qeverisës që përqendrohet tek një njeri nuk bën mirë për legjitimitetin ose stabilitetin e institucioneve demokratike me kalimin e kohës”, thuhet aty. Më tej kritikohen edhe PD dhe LSI. LSI cilësohet si një parti që rend pas pushtetit, ndërsa PD akuzohet se ka politizuar çdo protestë në vend. Goditje i jepet opozitës dhe për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Një vëmendje e madhe në raport i kushtohet drejtësisë. Aty theksohet se korrupsioni vijon të mbetet në nivele shumë të larta dhe një goditje i jepet ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas raportit, ai u emërua në mënyrë politike dhe mbuloi aferat e atyre që e emëruan.

“Profili i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në vitin 2018 është shembulli më i mirë që tregon llojin e zyrtarëve të sponsorizuar politikisht në drejtësi dhe shërbimet e tyre politike, duke përfshirë edhe mbulimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, u emërua në 2013 kur mazhoranca e atëhershme e kishte të vështirë të kontrollonte rastet shpërthyese të korrupsionit politik. Zgjedhja dhe mbrojtja e profilit të Llallës të njollosur prej korrupsionit është veçanërisht shprehës në këtë drejtim.

Konkretisht, në 2018, dhe pasi drejtoi prokurorinë gjatë vitit 2013 deri në 2018, vetë Llallës i ishte ndaluar hyrja në ShBA bazuar në provat e “korrupsionit të rëndësishëm”…. Ai gjithashtu i shërbeu me siguri dhe seriozitet grupit politik që e vendosi atë në pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke mbyllur të gjitha rastet VIP të korrupsionit politik”, thuhet në raport.

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një

g.kosovari

Next Post
Fëmijët rikthehen në kopshte e çerdhe pas pandemisë/ Me tollumbace në duar e të veshur bukur u matet temperatura

Fëmijët rikthehen në kopshte e çerdhe pas pandemisë/ Me tollumbace në duar e të veshur bukur u matet temperatura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In