• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca e Federatës Ballkanike të Volejbollit i kalon Shqipërisë… pritet largimi i Serbisë për shkak të Kosovës

by Java News
22/01/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka marrë presidencën e radhës të Federatës Ballkanike të Volejbollit për 12 muajt e ardhshëm. Vendimi u mor dje gjatë punimeve të Asamblesë së 18-të të Përgjithshme e Federatës Ballkanike (BVA) në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Kandidatura e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Erlind Pëllumbi, u miratua në unanimitet.

Në një postim në “Facebook”, presidenti Pëllumbi falënderoi homologët për mbështetjen e tyre.

“Federatës Shqiptare të Volejbollit iu besua në unanimitet të plotë Presidenca e BVA-së. Një vlerësim dhe në të njëjtën kohë një obligim më shumë për promovimin dhe masivizimin e volejbollit shqiptar. Falënderoj të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen”, ka thënë Pëllumbi, raporton Koha.net.

Mediat në Serbi kanë njoftuar për këto zhvillime, ndërsa kanë thënë se përderisa Kosova është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit, është edhe anëtare e BVA-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Volejbollit (FSV), Ivan Knezheviq, ka thënë se pjesëmarrja e delegatëve serbë në këtë kongres nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të Federatës Serbe të Volejbollit, dhe në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe me mendimin këshillëdhënës për Shpalljen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, më duhet të deklaroj se pjesëmarrja e delegatëve nga Republika e Serbisë në këtë ngjarje sportive nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës dhe nuk bie ndesh me qëndrimin e Republikës së Serbisë në raport me statusin e këtij territori”, ka thënë Knezheviq, transmeton Koha.net.

Kongresi ka marrë vendim që në Kosovë të organizohen dy Ballkaniada, në konkurrencat e kadetëve dhe të juniorëve. E njëjta Federatë do të organizojë edhe një garë të volejbollit në plazh, për lojtaret dhe lojtarët deri në moshën 20 vjeçe.

“Meqenëse FSV nuk e njeh federatën e sipërpërmendur [të Kosovës], seleksioni ynë sipas të gjitha gjasave nuk do të marrë pjesë në këto turne, por qëndrimi zyrtar do të merret vesh pas vendimit të FSV-së”, shkruan zurnal.rs.

Në Kongres është marrë edhe vendimi që Serbia të jetë nikoqire e kampionatit për kadetë, mirëpo ekziston mundësia që Serbia të jetë nikoqire edhe e turnirit për juniorë, por për këtë do të vendoset më vonë, pasi në garë janë edhe Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria./a.k

Next Post
Furnizimi i avionëve me naftë, Autoriteti i Konkurencës nis hetim

Ulje emergjente e avionit Romë-Tiranë, 170 shqiptarë në bord (mes tyre një drejtues televizioni dhe biznesmeni i njohur)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In