• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenca çeke e BE-së përmbyllet me përparim në procesin e zgjerimit

by A R
31/12/2022 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përfundimin e vitit 2022 përfundon formalisht edhe kryesimi i radhës i Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.

Ky shtet, për gjashtë muaj, kryesoi bllokun 27-anëtarësh për herë të dytë prej se u bë vend anëtar i tij më 1 maj të vitit 2004.

Për Çekinë, si prioritete u imponuan temat që kishin të bënin me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e këtij pushtimi.

Çekia, me sukses, koordinoi punën në miratimin e disa pakove të sanksioneve kundër Rusisë, por edhe në miratimin e vendimeve të përbashkëta të BE-së për kufizimin e çmimeve të naftës dhe të gazit. Çmimet e këtyre produkteve u rritën ndjeshëm, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Ato që u cilësuan si suksese në kryesimin gjashtëmujor të Çekisë, ishin edhe disa vendime që shënuan kthesë në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe në raportet e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pak ditë para se Çekia ta merrte kryesimin e bllokut nga Franca, në fund të qershorit, ndodhi një kthesë e madhe, kur dy vende të fqinjësisë lindore evropiane, Ukraina dhe Moldavia, me një procedurë të përshpejtuar, morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Gjeorgjisë iu premtua dhënia e të njëjtit status pasi t’i përmbushte disa kushte.

Presidenca çeke, nga fillimi, e bëri prioritet procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe raportin e saj me Ballkanin Perëndimor.

Si synime të saj veçoi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ndarjen e statusit të vendit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën.

Në të gjitha këto çështje, Çekia mbeti këmbëngulëse deri në fund dhe arriti suksese.

Pikërisht, gjatë kryesimit të saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat e anëtarësimit në BE.

Arritja e konsensusit në BE për këto negociata nuk ishte e lehtë, pasi Bullgaria mbante të bllokuar dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut, për shkak të disa mosmarrëveshjeve dypalëshe në lidhje me gjuhën dhe historinë. Për pasojë, e bllokuar mbetej edhe Shqipëria, pasi të dyja vendet shkonin në paketë.

Çekia arriti sukses edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën – një çështje që në Këshillin e BE-së nuk ishte hapur as formalisht për më shumë se katër vjet, edhe pse dy institucionet tjera të BE-së – Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian – kishin shprehur mbështetje të parezervë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, ishin disa vende anëtare, si Franca, që ishin më hezituese.

Përpjekjet e Presidencës çeke u kurorëzuan së pari me pajtimin e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky pajtim u shndërrua në një kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi – që kërkon nga qytetarët e huaj që udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre – është shtyrë disa herë. Pritjet tani janë që të funksionalizohet në nëntor të vitit 2023, por edhe nëse shtyhet më, liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas vendimit të BE-së, nuk do të shtyhet përtej datës 1 janar të vitit 2024.

Pasi për këtë ranë dakord të gjitha vendet anëtare në Këshill, nisën negociatat me Parlamentin Evropian, për të formalizuar vendimin, në përputhje me procedurat e BE-së. Tash, ka mbetur që në fillim të vitit të kryhen edhe disa hapa formalë që vendimi të jetë i përmbyllur.

Më 15 dhjetor, dy javë para se Çekia të përfundonte kryesimin e bllokut, edhe Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Ky hap u konkretizua falë gatishmërisë së Qeverisë së Çekisë që të pranojë aplikimin formal të Kosovës në një ceremoni në Pragë.

Në të njëjtën ditë, kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në BE, Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Çekia u angazhua shumë për të krijuar konsensusin në BE për t’ia dhënë Bosnjës këtë status. Ndonëse një gjë të tillë, me disa kushte, e kishte rekomanduar më herët Komisioni Evropian, mbështetja e nevojshme e të gjitha vendeve anëtare mungonte. Çekia e konsideron edhe këtë si sukses të vetin.

Gjatë kryesimit të Çekisë me BE-në, në muajin dhjetor në Tiranë u zhvillua edhe samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas disa diplomatëve, falë angazhimit të Çekisë, viti 2022 u përmbyll si njëri ndër vitet më të suksesshme sa u përket vendimeve konkrete të BE-së në procesin e zgjerimit dhe raporteve të saj me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryesimin gjashtëmujor të BE-së nga 1 janari e merr Suedia.

/a.r

Next Post
Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com