Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 12 orëve të fundit kanë evidentuar e goditur tre raste të tjera.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:
•B.L, banues në Peshkopi, Dibër.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi,në vendin e quajtur “Shkolla Bujqësore”, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me një automjet kamionçinë në pronësi të tij.
•A.B, banues në Peshkopi, Dibër, pasi:
Në vendin e quajtur “Rrenxë”, Bashkia Dibër, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër duke transportuar 10 metër kub lëndë drusore të llojit “Ah”, me automjetin tip “Ifa”, në pronësi të tij.
Një tjetër automjet tip “Ifa”, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugorë Bulqizë-Maqellarë, në orët e paradites së sotme e ngarkuar me 6 metër kub lëndë drusore me drejtues shtetasin me inicialet H.B.
Ky rast është në proces verifikimi pasi ky shtetas ka leje transporti vetëm në Rrethin e Bulqizës, ndërkohë që është konstatuar në Maqellarë, Bashkia Dibër.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër , në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal.
BW/d.i.