• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Prerja e kokave’ në PD, emrat që rrezikojnë largimin në 17 korrik si ‘armiq’ të Bashës. Skemat e vitit 2013 dhe 2017

by Java News
26/06/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas çdo humbje në zgjedhjet e përgjithshme, në Partinë Demokratike nis një fushatë spastrimesh të figurave që kanë kundërshtuar linjën e kryetarit, duke e identifikuar si përgjegjës për vijimin e qëndrimit në opozitë. Historia pas zgjedhjeve të 2013 dhe 2017 priret të përsëritet në 17 korrik të këtij viti, tre muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Sinjali i parë për furtunën kundër kundërshtarëve të Bashës reflektohet në një formular të kryesisë së PD-së, e kontrolluar nga Basha, për analizën e humbjes. Në pikën pesë të formularit, u kërkohet degëve të PD-së të identifikojnë të gjithë personat influent të brendshëm dhe të jashtëm që kanë punuar kundër PD-së. Personat dhe veprimtaria e tyre kundër PD-së duhet të reflektohen në një raport dhe të dorëzohet në kryesinë e PD-së brenda datës 5 korrik.

Ky proces do të mbyllet me 10 korrik. Më pas, gjetjet do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar, i cili do të mblidhet në 17 korrik me vendim të Kryesisë së PD-së. Ndërkaq, krahas gjetjeve për humbjen, Kryesia e PD-së ka vendosur të përfshijë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, forumi më i rëndësishëm i PD-së. Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar janë një lëvizje politike për të ndëshkuar anëtarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Me 17 korrik pritet largimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, një nga kritikët më potencialë të Bashës. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Arben Ristani, anëtar i Këshillit, i cili gjithashtu i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen.

Në shënjestër të fushatës së spastrimit janë edhe Lisander Hoxha dhe Indrit Hoxha, të cilët kanë identifikuar Bashës si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Nga Këshilli i ri Kombëtar të PD pritet të mënjanohen edhe Alban Zeneli, Enno Bozdo, Suzana Guxholli dhe Erald Kapri, të cilët janë anëtarë të Këshillit aktual. Zeneli refuzoi urdhrin politik të Bashës dhe Berishës, duke pranuar mandatin e deputetit në pranverën e vitit 2019. Enno Bozdo dha dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD me në krye Jepi Gjanën, duke u distancuar nga farsa zgjedhore për rikonfirmimin e Bashës. Kaq do të mjaftonte për ndëshkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar. Ish-këshilltarja e Berishës, Suzana Guxholli, ka artikuluar disa kritika ndaj Bashës, ndërsa Erald Kapri u pozicionua në krah të Agron Shehajt, i cili sfidoi Bashën në zgjedhjet 13 qershorit për kreun e PD-së.

Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, për të ndëshkuar politikisht Nishanin dhe grupin e tij, nuk do të jenë forma e vetme e spastrimeve. Kryesia e PD-së ka lënë të hapur mundësinë për t’i propozuar Kuvendit Kombëtar ndryshime në statusin e PD-së. Kjo do të thotë se përmes ndryshimeve në status, Basha mund të shkrijë sekretariate, forume dhe struktura të ndryshme të partisë, të drejtuara nga kundërshtarë të tij, si dhe të ngrejë struktura të reja. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse Fatbardh Kadilli do të jetë apo jo pjesë e forumeve të larta të PD-së pas 17 korrikut 2021. Kadilli, ndërsa kandidoi për drejtimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha ka fytyrën e humbjes dhe se është përgjegjësi i vetëm për disfatën e PD-së në zgjedhjet e 21 prillit.

Po çfarë ndodhi pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017? Me përjashtimin nga lista e kandidatëve për deputetë, Basha largoi automatikisht nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar grupin e kundërshtarëve të parti. U larguan në bllok Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Keltis Kruja, Genc Ruli etj. Që të gjithë të larguarit u zëvendësuan me një rreth të ri të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datat 28-29 prill 2018. Në verën e vitit 2013, janë mënjanuar të tjerë kritikë të Lulzim Bashës, si Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Leonard Demi, Osman Metalla etj, rreth 40 figura të PD-së. U spostuan në atë kohë edhe Ferdinad Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Mark Marku, Jemin Gjana, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, por u afruan sërish pas katër vitesh./Shqiptarja.com

/m.j

Next Post
“Bomba” për vrasjen e Caroline, makina e dyshimtë, misteri dhe pyetjet pa përgjigje

“Bomba” për vrasjen e Caroline, makina e dyshimtë, misteri dhe pyetjet pa përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com