• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prendi dha urdhër të qëllohej në mish”/ Mark Nika: Berisha kërkonte dhe vrasjen e Ramës

by Java News
13/03/2024 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 Janar të 2011-ës, në një intervistë telefonike për “Jetë Shqiptare” deklaroi se disponojnë një regjistrim ku Gardisti asokohe Andrea Prendi dha urdhër që ndaj protestuesve të qëllohej në trup.

Mark Nika bën me dije se në regjistrimin që disponon dhe të cilin do ia dorëzojë SPAK-ut, dëgjihet Prendi i cili hyn e del nga Kryeministria dhe më pas jep urdhër të qëllohej në mish mbi demonstruesit. Sipas Nikës, 21 Janari ishte vrasje shtetërore.

“Prej kohësh ne kemi kërkuar dhe shpresuar se një ditë çështja e 21 janarit do hetohet nga një prokurori kompetente special, siç është rasti i krijimit të SPAK.

Ky vendim nga ana jonë është përshëndetur si I saktë profesionalisht dhe në favor të së drejtës. Ky vendim i Gjykatës së Lartë është I formës së prerë. Hapi rrugën e drejtësisë për Aleksin dhe të vrarët e 21 Janarit. Ne kemi punuar  gjatë gjithë kësaj kohe për të siguruar provat, për ti siguruar dhe në kohën e përshtatshme do ia dorëzojmë SPAK.

Kemi besim se hetimi do jetë i drejtë, i thellë dhe pa zvarritje. Nga ne është siguruar një regjistrim. Aty është incizuar gjithë lëvizjet dhe komandat që janë dhënë nga Andrea Prendi. Kur Andrea u fut në kryeministri dhe doli dha urdhër të qëllohej në mish, në trupat e demonstruesve.

Ai dha urdhër për të vrarë, po urdhëruesin kush e urdhëroi për të vrarë?

Ishte plan, është një organizatë kriminale e drejtuar nga ish-kryeministri dhe Ministri i Brendshëm me Andrea Prendin për të vrarë njerëz që të mbajnë pushtetin. Vrasje shtetërore”, tha Nika.

Ky i fundit sjell në kujtesë edhe deklaratën e bërë nga ish-kryeministri Berisha se do të vrisnin edhe kryetarin e opozitës Edi Ramën.

“Ish-Kryeministri pati thënë publikisht; do vrasim dhe kryetarin e opozitës, do vëmë snajper dhe do e qëllonin.

Kasetën e kemi ne, është pronë e jona dhe do e çojmë në SPAK. SPAK-u është objektiv, i depolitizuar. Jam I bindur se do hetojnë çështjen deri në fund dhe nuk do e deformojnë”, tha Nika.

Gjykata e Lartë vendosi dje (12 mars) që dosja e “21 janarit” të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Gjykata e Lartë vendosi që kjo dosje të regjistrohet nga SPAK si procedim penal dhe të nisin hetimet për zgjedhjen e çështjes.

/f.s

Next Post
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

7 pikat e pazarit “historik” që Berisha i kërkoi Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In