• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premton surpriza/ Këngëtarja e njohur greke koncert në Tiranë: Eja të kalojmë një mbrëmje të paharrueshme

by Java News
10/09/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e mirënjohur greke Glikeria, vjen për një koncert te papërsëritshëm në amfiteatrin e Tiranës. E shoqëruar nga muzikanti elbasanas Dasho Kurti dhe muzikantë të tjerë, ajo premton një mbrëmje të mrekullueshme dhe surpriza për publikun shqiptar.

Si gjithmonë, me tone të ulëta, modesti e shumë energji pozitive, i yni Dasho ofron një tjetër bashkëpunim gjigant në shërbim të promovimit të paqes, harmonisë e miqësisë që lidh dy popujt tanë.

Në një bisedë ekskluzive, vetëm pak ditë para koncertit, në një intervistë për gazetaren Ira Londo, ai zbulon pak nga përpjekjet për koncertin, që ishte jo vetëm surpriza e radhës, por edhe një ëndërr shumëvjeçare.

“Me ne fund ne Tirane me nje nga bashkepunetoret e mia me te ngushta, kengetaren e madhe greke, Glykeria dhe shume muzikante te tjere.

Pas suksesit qe pati ne dashamiresit tane perpunimi dhe interpretimi ne shqip i kenges popullore shqiptare “25 gersheta”, pasoi ftesa per koncert me daten 15 Shtator ne kryeqytetin shqiptar, e cila padyshim me ngjalli krenari dhe kenaqesi te vecante.

Shkollimi muzikor ne Elbasan dhe bashkepunimi shumevjecar me emra te njohur te skenes dhe industrise muzikore greke, me gjejne te gatshem per te promovuar vlerat tona artistike dhe per te krijuar ura miqesie ndermjet dy popujve.

Per publikun e Tiranes, kemi pergatitur mjaft surpriza te bukura, te cilat jam i bindur se do shijohen nga te gjithe te pranishmit.”

Dasho Kurti, në kohë pandemie udhëtoni me të madhen Glikeria drejt Tiranës…

-Po, për mua mund të them se ishte një ëndërr që bëhet realitet. E kisha merak që kur bashkëpunoja me Jorgos Dalaras dhe me ndihmën e institucioneve përkatëse greke e shqiptare arritëm të shfaqim për publikun muzikdashës shqiptar atë koncert aq mbresëlënës. Atëherë mendoja sa mirë do ishte të këndonin të gjithë emrat e mëdhenj të pentagramit grek njëzëri me publikun shqiptar. Muzika vetëm bashkon, sjell mirësi, harmoni.

Megjithëse bashkëpunon shumë vite me këngëtaren Glikeria kjo do të jetë hera e parë që e shoqërion në atdhe.

-E vërtet, do të jetë hera e parë që do ngjitemi në skenë shqiptare sëbashku. Ndjej shumë sadisfaksion dhe kam emocione të mëdha. Po ashtu kemi dhe shumë surpriza për publikun shqiptar.

Si u realizua kjo ide?

-Mendoj se një rol të rëndësishëm luajti dhe fakti që këndoi shqip në programin televiziv të Mega Channel. Në vijim na kontaktuan nga Bashkia e Tiranës, nga Ambasada e Greqisë në Tiranë. Në fakt, hezitoj pak në detaje se ne jemi vazhdimisht nëpër koncerte dhe koordinimin e bëj sa gjej pak kohë, përpiqem të jem korrekt me të gjithë, të kemi një rezultat sa më të mirë. Dua të them që të gjitha detajet e inisiatorëve, organizatorëve e institucioneve të implikuara do i referojmë me zë të lartë e shumë mirënjohje.

Cilat janë surprizat e radhës?

-Dua t’i them publikut shqiptar se Glikeria dëshiron dhe do të këndojë në shqip. Madje, po përgatisim disa surpriza vërtet të mëdha e të papërsëritura për ne njerëzit e muzikës e të artit. Dhe se dëshirojmë vërtet ato pak orë të 15 shtatorit të gjithë të pranishmit të na rrëmbejnë tingujt muzikorë, të harrojmë për pak pandeminë e gjithçka.
Gjithashtu, duhet të them se ndjehem shumë i privilegjuar që po koordinoj për këtë koncert. Si nga kontakti dhe reagimi miqësor i përfaqësisë që Bashkisë së Tiranës, pasi koncerti përfshihet në kupolën e programit kulturor të Bashkisë, si diplomatët grekë në Tiranë, po edhe diplomatët e Shqipërisë në Greqi janë tepër mbështetës e të prirur për të ndihmuar.
Së shpejti do të vizitojmë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, madje ditën e sotme u takuam me ambasadoren e Shqipërisë në Greqi, znj.Luela Hajdaraga.

Në 15 shtator do të këndoni shqip në Tiranë. Ky është Dasho Kurti i skenës dhe surprizave. A ka diçka personale që do doje të përjetoje në këtë koncert?

-Ah ju gazetarët. Çdo gjë akoma është në përgatitje e sipër. Por ka, ka diçka personale që do më ofronte sadisfaksion të madh. Do doja shumë në mes të publikut të ndodhej mësuesi im i muzikës, e di ai kush është. Ja të shohim….

Ndërkohë në një video të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja Glikeria është shprehur e lumtur që do të performojë në Tiranë, e i ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë e ta vizitojnë në koncert.

“Përshëndetje jam Glykeria, në 15 shtator do të jem afër jush në Amfiteatrin e Tiranës për të dëgjuar muzikë të mirë së bashku me mikun tim Dasho Kurtin! Ejani i dhe do të kalojmë një mbremje të mrekullueshme! Mirupafshim në Tiranë”, thuhet në mesazhin e këngëtares.

/m.j

Next Post
“Ndihem e nderuar”/ Nikolla mban fjalën e saj të parë si Kryetare Kuvendi: Ta kthejmë Parlamentin në pasuri publike!

"Ndihem e nderuar"/ Nikolla mban fjalën e saj të parë si Kryetare Kuvendi: Ta kthejmë Parlamentin në pasuri publike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In