• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Premton Mazniku: S’do preket asnjë cm tokë nga Teatri, në 2004 Instituti thoshte se objekti është pa vlerë!

by Java News
18/05/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi se asnjë centimetër që i përket Teatrit Kombëtar nuk do të preket, ndërsa theksoi se godina e re do të ndërtohet në këtë hapësirë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, në ‘News24’ Mazniku theksoi se të gjitha qeveritë shqiptare, kanë qenë në një mendje sa i takon vlerës së teatrit, ndërsa theksoi se në bazë të përshkrimeve të Institutit thuhej se Teatri Kombëtar ishte objekt pa vlerë.

“Në 2004, Instituti i monumenteve të Kulturës, ka një listë të objekteve, ku thoshte; Teatri Kombëtar është objekt pa vlerë. Nuk e kanë nxjerrë asnjëherë ‘monument kulture’. Pra, thuhet në dokument; Teatri godinë pa vlerë. Në 2007 është PD në pushtet, instituti i Kulturës vendos; ky objekt nuk vendoset në listën e monumenteve të Kulturës. Në 2018-ën kemi një vlerësim nga Instituti i Ndërtimit që thotë; ‘objekti ka rrezik shembje, zjarri. Rindërtimi do të kishte kosto më të madhe se nga rindërtimi’. Në 4 lloj qeverish të ndryshme, kanë qenë konsistent se; ‘ky objekt nuk ka pasur vlerë’. Asnjë cm katrorë e sipërfaqes se teatrit nuk do të ketë asnjë funksion tjetër, përveç teatrit. 5200 metra tokë, do të jenë në shërbim të objektit të ri. Debati për tokën, përveç në kokën e disa njerëzve, nuk qëndron asgjëkund.”, tha Mazniku.

Kaq mjaftoi që në debat të përfshihej edhe analisti Fatos Lubonja, i cili theksoi se Maks Velo bëri dikur një plan se si të ruhej ky teatër. Mes të tjerash ai solli shembullin e një teatri të vjetër në Rusi, që sipas tij vinte erë nevojtoreje, por që askujt s’i shkonte ndër mend të shembte godinën.

PJESË NGA DEBATI

Lubonja: S’të besoj unë ty zotëri. Pasi para kësaj pasi kryeministri jot tha; Ne nuk kemi para për të ndërtuar me para publike këtë, prandaj do ta ndërtoj privati, ku pas do të merrte kullat pas.

Mazniku: Po. Edhe?! Ne jemi i vetmi vend që s’kemi asnjë teatër.

Lubonja: Po ne në kohë pandemie nuk kemi bukë të hamë..

Mazniku: Po pse nuk e doni tërmetin? Po mirë po t’i binte zjarri dhe të vdisnin 200 veta kush do e mbante përgjegjësinë?!

Lubonja: E bëri projektin Maks Velo, se si të ruhej godina. Qëllimi ka qenë që të masakroni këtë qytet. Edi Rama plotësoi qejfet e veta me mafian e ndërtimit. Kështu bëtë dhe me stadiumin.

Balla: Ai teatër nuk bënte më si teatër.

Lubonja: Po pse mor nuk mbante?! Edhe në treatrin në Leningrad, sallat mbanin erë shu##ë, si nevojtore, por si shkonte në mend që t’i shembnin! E mban mend Sokol, se ke qen. Po pse gjithë bota ka një teatër?! Tirana në kohën e Enver Hoxhës kishte 12 kinema. Dhe në kohën e Ramës kishte vetëm një se u bën pallate

Mazniku: Para Ramës nuk kishte asnjë

Lubonja: Edhe Kinema 17 nëntori u prishi. Ishte historike. Edhe për ato rrobat e Robert Ndrenikës, që reagoi dhe Rama dikur…më thanë se janë ‘varrosur’. Sot e mora vesh.

Mazniku: Janë të gjitha me procesverbal.

(BalkanWeb)

Next Post
Prezantuesja e ‘E Diell’: Ja shuma që fitoj nga një postim në Instagram

Prezantuesja e ‘E Diell’: Ja shuma që fitoj nga një postim në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

August 5, 2026
Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com