Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e fundit politike në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Mësohet se Edi Paloka do të jetë drejtuesi politik i PD në Durrës.
Kryedemokrati ka vendosur që postin e rëndësishëm për drejtimin e qytetit bregdetar t’ia besojë Palokës i cili krah kryetarit të PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, synon të maksimalizojë votat për PD.
Kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PD duket se po emëron të gjithë drejtuesit politik në qarqe. Më herët, kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar si drejtues politik në Shkodër Helidon Bushatin.
Pas tij, u emëruan dhe drejtuesit politik të qarqeve Fier dhe Vlorës, respektivisht Enkelejd Alibeaj në Fier dhe ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj në Vlorë.
Kujtojmë se Paloka premtoi se do dilte nga politika nëse mbaheshin zgjedhjet e 30 Qershorit, pa opozitën dhe me Ramën kryeministër:












Si bariu me fiqt qe kur u ngop atyre qe mbeten u beri shurren mbas dy oresh I hengeri dhe ato. E me von u kujtua qe ju beri shurren.