• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Veliajt: Brenda 5 vitesh, 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje

by A R
24/07/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

 Ai theksoi se modeli për t’u ndjekur është pikërisht qyteti i Korçës, i cili falë çmimit 65 lek/m3 të ujit, siguroi investimin e nevojshëm dhe në të njëjtën kohë u siguroi qytetarëve të vet ujë 24 orë. “Me rregullimin që do të bëjmë, ku uji në Tiranë të paktën të paguhet sa në Bathore, për t’u siguruar që kemi investime dhe të vazhdojmë me këtë cilësi, atëherë do të kapim fatin e Korçës, ku Korça ka sot ujë 24 orë. Do ta kapim ujin 24 orë në Tiranë në 5 vitet e ardhshme”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, teksa përuroi rrugën e re “Dalip Topi” në Njësinë Administrative Nr. 3.

 Ai theksoi se rregullimi i çmimit me 20 lekë do mundësojë që UKT të bëhet një ndërmarrje më e besueshme edhe për bankat dhe investitorët e tjerë, të cilat mund t’i japin kredi për të kryer investimet e nevojshme në ujëmbledhës, ashtu edhe në linjat dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare në qytet, ku nuk është ndërhyrë prej dekadash me radhë. “Për të gjithë ata që janë skeptikë se nëse shtesa vetëm 20 lekë ia vlen, unë u them se ia vlen. Shembulli i Korçës, i cili është sot qyteti i vetëm që ka ujë 24 orë në Shqipëri është një shembull që na jep garanci se në Tiranë, me mundësimin e kredive nga BERZH-i, Banka Botërore, KFV dhe të gjitha bankat e zhvillimit, për të transformuar rrjetin e ujësjellësit që nuk është prekur prej 20 e ca vitesh, besoj se brenda 5 vitesh do të kemi 24 orë ujë në Tiranë”, tha Veliaj.

 Ndaj, ai u shpreh i sigurtë se ashtu siç ka ndodhur edhe me një sërë sfidash të tjera, Bashkia e Tiranës do ta fitojë edhe betejën për të patur ujë të pijshëm pa ndërprerje në rubinetat e konsumatorëve familjarë apo biznese. “Them se me këtë ritëm që kemi punuar në infrastrukturë, në urbanizim, në këndet e lodrave, në parqe, në çerdhe dhe në kopshtet e Tiranës, siç kemi filluar me shkollat, do ta fitojmë edhe sfidën e ujit. Po bëjmë një rregullim shumë të vogël për një fitim shumë të madh. Mjafton të shikojmë rastin e Korçës për të kuptuar që ky lloj investimi ia vlen dhe këto janë vendimet e drejta për të shpëtuar Tiranën nga thatësira dhe për të shpëtuar nga botet dhe depozitat majë çdo pallati”, shtoi ai.

 Duke u ndalur tek investimi i Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e Rr. “Dalip Topi”, e cila lidh Njësinë administrative Nr. 3 me njësinë Dajt, Veliaj deklaroi se është punuar maksimalisht gjatë këtyre ditëve të verës për përfundimin e punimeve para afatit. Veliaj siguroi se Bashkia do të punojë me ritme të tilla edhe në të ardhmen për të rikuperuar kohën e humbur ndër vite. “Më vjen mirë që kemi punuar në kohë rekord, kemi shfrytëzuar gjithë kohën e verës, gjatë kohës që qytetarët janë një pjesë e madhe me pushime, për të mbaruar detajet e fundit duke filluar nga sinjalistika te kanalizimet. Kemi mbaruar disa muaj përpara afatit dhe ky në fakt është ritmi i punës në Bashkinë e Tiranës. Pra, mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht këtë kohë për të kapur kohën e humbur ndër vite të Tiranës”, theksoi ai.

 Veliaj deklaroi se investimet e Bashkisë kanë pasur një ndikim pozitiv edhe në rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve. Ai u shpreh se tashmë, edhe ato zona që dikur konsideroheshin si periferike dhe që nuk ishte vënë dorë prej vitesh, janë rehabilituar. “Ndjehem shumë mirë sot që rikthehemi në këtë rrugë vetëm disa javë pas zgjedhjeve. Duke parë se si një rrugë që i ngjante një shtegu në xhungël, një përroi gjatë shirave dhe një shkretëtirë gjatë thatësirës, e mbushur me pluhur, sot krejt papritur është një ambient totalisht i civilizuar. Fakti që automatikisht ka marrë vlerë prona do të thotë që gjithë këto investime sjellin një të mirë publike të konsiderueshme. Kjo është një rrugë e cila ndan dy njësi, ndan njësinë Dajt me njësinë nr.3 të Tiranës. Është konsideruar gjithmonë fundi i botës, pra një lloj periferie kur del nga qyteti. Besoj që sot mund të quhet gjithçka tjetër përveçse periferi. Sot ka pamjen dhe dinjitetin që i ka munguar një kohë të gjatë kësaj zone”, u shpreh Veliaj. /b.d

Next Post
Dossier/ Këta ishin disa nga personalitetet që ndryshuan botën në shekullin XX

Dossier/ Këta ishin disa nga personalitetet që ndryshuan botën në shekullin XX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi: Evropa për herë të parë është vetëm!

May 14, 2026
Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

May 14, 2026
“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

May 14, 2026
Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

May 14, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Miliona euro të kursyera nga “SEPA”, BSH: Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare, në rrugë elektronike

May 14, 2026
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

May 14, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Raporti i DASH dhe Komisionit Europian, Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik

May 14, 2026
SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

May 14, 2026
Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

May 14, 2026
VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In