• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Premtimi Ramës: Në 2016 nisim ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në Tiranë

by A R
08/11/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga qyteti i Korçës, se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i Arenës Kombëtare në kryeqytet. Gjatë inspektimit të terrenit sportive të shkollës Raqi Qirinxhi, kryeministri tha se në këtë sektor do të ishte investuar më shumë nëse Minstria e Arsimit në 2013 nuk do të ishte me borxhe.

“Do të vazhdojnë të gjitha ato investime në funksion të zhvillimit të sportit kompetitiv, duke filluar nga skuadra kombëtare, e cila na ka imponuar me rezultatet e saj që të fillojmë që në nisje të vitit tjetër, ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë, që do të jetë stadiumi i tretë dhe sigurisht, edhe më i madhi në zinxhirin e stadiumeve që ne kemi nisur të rindërtojmë, apo ndërtojmë nga e para dhe ku pa dyshim do t’i vijë radha edhe stadiumit të Skëndërbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës”, – theksoi Kryeministri.

Kryeministri Rama inspektoi gjatë mbrëmjes së të shtunës në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”, një nga 44 terrenet e reja, të ndërtuara në të gjithë vendin në funksion të shndërrimit të shkollave në qendra të ndërveprimit në komunitet.

“Janë 44 mjedise sportive komunitare, ky është një nga këto mjedise. Sigurisht, po të mos na ishte dashur të lanim rreth 35 milionë dollarë borxhe të trashëguara, që Ministria e Arsimit i kishte nga e shkuara për shërbimin e kompanive, atëherë do të kishim bërë edhe afro 200 mjedise të tjera më shumë. Ndërkohë që në vitet në vijim do të vazhdojmë me këtë sistem, sepse këtu ka një ndërveprim mes shkollës dhe komunitetit, por edhe mes shkollave të qyteteve të ndryshme. Sot janë nxënësit e “Petro Nini”-t  të Tiranës që kanë ardhur për të kaluar fundjavën me miqtë e tyre këtu në Korçë, dhe besoj që vitin e ardhshëm, falë ndërhyrjes që do të bëjmë në “Petro Nini”-n  e Tiranës, do të jetë e mundur që do të ndodhë e njëjta gjë edhe atje, e kështu me radhë. Për ne, sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe vazhdojmë të fuqizojmë infrastrukturën e sportit, pasi e kemi futur atë në të gjithë zinxhirin e arsimit si program edukativ”, – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri shoqërohej në vizitën e tij nga zëvendëskryeministri Peleshi dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Next Post

Willian "frikëson" Chelsean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com