• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Premtimi/ Qytetarët do t’i përfitojnë falas shtëpitë e rindërtuara. Deri në 31 dhjetor 4 mijë familje në banesat e reja

by Java News
07/03/2020 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët do të përfitojnë falas banesat e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa deri në fund të vitit, 4 mijë familje që kanë shtëpi individuale do të futen në banesat e reja. Kështu deklaroi sot nga Shijaku, Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me banorët mbi programin e Rindërtimit. Rama informoi se “po vazhdon intensivisht puna dhe pse kjo është pjesë e padukshme e punës së përditshme dhe njerëzit thonë me të drejtë se duam të shohim kur të vijë kompania dhe të fillojë kantieri”.

“Por, që të filloj kantieri duhet bërë plani, projekti dhe ne e kemi bërë në kohë rekord. Kemi angazhuar shumë njerëz, pasi për një projekt të tillë zbatimi për ndërtimin e kaq shumë apartamenteve do të duheshin të paktën 6 muaj. Ne nuk mud të presim 6 muaj, qëllimi ynë është që ata që kanë humbur shtëpitë në zonat periferike dhe jetojmë me qira ose në çadër ta kalojnë Vitin e Ri nën çatinë e re”, tha Rama.

 

Kryeministri shprehu besimin se 4 mijë familje padiskutim do të jenë në 31 dhjetor në shtëpi. “Pastaj apartamentet duan pak më shumë kohë e durim, se këtu nuk bëhet fjalë për të riparuar si më parë. Në Shijak kishim godina shumë të vjetra, që ishin vërtetë keq. Edhe sikur të ishin të riparueshme nuk mundet dot t’i lëmë fëmijët tanë të rrinë në ato shtëpi edhe sikur të mos kishin rrezik shembje. Ato të gjitha do të bëhen nga e para dhe do të jenë apartamente që shumica e familjeve që do t’i marrin nuk i blejnë dot në treg, por do të jenë falas dhe nuk do të paguani asnjë qindarkë”, i tha Rama banorëve.

Kryeministri theksoi se “ky është një program shumë atipik”. “I kemi parë programet e rindërtimit. Italia ka pasur shumë tërmete dhe të mos themi se ka sot njerëz akoma në kabina që presin shtëpinë e tërmetit që u ka rënë para 10 vitesh, por asnjë shtëpi e re në Itali nuk jepet falas. Një pjesë parash i japin grant dhuratë nga shteti, pjesa tjetër është kredi. Ne do ta bëjmë siç duhet, sipas nesh, sepse në fund të fundit nuk mundet dot moralisht t’u themi juve ne do ndërtojmë, por do t’ju lëmë një barrë të shlyeni kredinë 20-30 vjet, sado e butë të jetë kredia”, tha Rama.

Next Post
“Llumit” që shkon në Kuvend me makina 100 mijë euro-she

“Llumit” që shkon në Kuvend me makina 100 mijë euro-she

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In