• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i veçantë i Besarit për babain: Nëse bëj djalë…

by A R
28/11/2021 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuria është era më e fortë që fryn velat e anijes së jetës për të na bërë të lundrojmë përpara, në drejtimin e duhur. E tillë është kjo ndjenjë e fuqishme mes Besarit e babait të tij, Halilit, të cilin e ka ftuar në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Halili është një baba i vuajtur, i cili është përpjekur gjithë jetën, si çdo prind për fëmijën, të japë më të mirën dhe t’iu mësojë Besarit e motrës së tij të çajnë dallgët. Një njeri me themele të forta, i arsimuar, edhe pse jo aq sa do të dëshironte. Për shkak të sistemit të diktaturës, ëndrra e tij për të vazhduar shkollën e lartë u pre në mes dhe u detyrua t’i kushtohej vetëm familjes.

Brenga e Halilit i përket Besarit, i cili është diplomuar për infermieri vetëm për shkak të babait të tij. Por Besarit i dhemb që Halili nuk ka diplomën e ëndërruar, ndaj ka vendosur që t’i dhurojë emocione të vërteta mes një babai e një biri, nga ato që nuk i jep dot asnjë dokument në botë.

Besari: Babai im, të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua në jetën time. Të premtoj që ti do të jesh idhull në jetën time. Përtej së shkuarës tënde, ti misionin e ke përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ti për mua ke qenë bashkëudhëtari im, ke qenë shoku im më i mirë dhe ke qenë udhërrëfyesi im më i mirë. Zgjodha këtë format për të të falenderuar për vetë faktin se është formati që mund të shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme emocionet e brendshme që kam. Ajo çka unë sot dua të të them dhe dua të ta premtoj për gjithë jetën, është fakti që unë në format nga më të ndryshmet do ta shpreh dashurinë time për ty. Ti për mua do të jesh idhulli im dhe unë do të eci në hapat e tu për gjithë jetën. Të falenderoj për gjithçka ke bërë.

Mënyra se si unë do ta shpreh për gjithë jetën falenderimin për ty është fakti që normalisht ne së bashku jemi lindur dhe rritur në një ambient fshati, në atë shtëpi modeste që kemi por që ka një histori dhe ndjesi shumë të madhe për mua. Ajo familje për mua do të jetë objekt kulti, në kuptimin që gjithsecili nga ne shkon në objekt kulti kurndihet bosh dhe kërkon ndihmë nga Zoti, por Zoti është në qiell dhe ju jeni në tokë. Unë në jetë i ngjaj një anijeje e cila lundron në oqeanin që quhet jetë. Normalisht, vjen momenti që ajo anije duhet të rikthehet në bazë. Kthehet në bazë për vetë faktin që ka nevojë për diçka dhe ajo për çka kam nevojë unë për ju është ajo ngrohtësia shpirtërore e mbështetja emocionale që më jepni. Ju falënderoj dhe të premtoj diçka: Unë momentalisht bashkëjetoj me një vajzë dhe shpresojmë që Zoti të na sjellë në jetë një fëmijë. Ta bëj premtimin që nëse ai fëmijë është i gjinisë mashkull, unë do t’i vendos emrin tënd, kjo në shenjë falënderimi dhe respekti për gjithë jetën. Të falënderoj për gjithçka!

Ardit Gjebrea: Ka edhe një kostum aty. Mund t’i shpjegojmë babit se çfarë është?

Besari: Ai kostum, ti e përshkruan në mënyrën më të mirë të mundshme, në fund të fundit ai është një kostum diplomimi, por njeriun nuk e bën të madh disponimi i një dokumenti i cili vërteton që ti ke një profesion. Ti je i madh në shpirt. Këtë e ke vërtetuar me ne si fëmijët e tu dhe me ambientin që të rrethon.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com