Deklarata e Topallit: Çdo mandat yni shkon tek spektri i djathtë

Topalli33222

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka vendosur kushtin për t’i bashkuar mandatet e saj në zgjedhjet e 25 prillit me të PD.

Topalli thotë se pavarësisht se PD është në koalicion me LSI nëse vjen në qeveri, ajo është e gatshme të bashkojë mandatet vetëm nëse kryeministri i ardhshëm do të jetë i pakorruptuar.

Sipas saj, lëvizjet e reja nga ish-anëtarë të PD janë krijuar vetëm kundër 3 kryetarëve ekzistues.

‘’Për shkak të kësaj luhatje, të asnjë shansi e qasje, reformimit të PD, kemi krijuar lëvizje të reja ndaj 3 kryetarëve ekzistues. Çdo mandat që ne do marrim do shkojnë tek spektri i djathtë, me një kusht, e përsëris, kushti  i vetëm është që kryeministri i ardhshëm të jetë i pakorruptuar.’’- tha Topalli.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com