• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Premtimi i Roland Bejkos: Ndërtojmë 5 komplekse sportive në hyrje të Tiranës! Subvencionim për stërvitjet e fëmijëve

by Java News
06/05/2023 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roland Bejko: Do hapim 5 komplekse sportive në hyrje të Tiranës!

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët ku u prezanoi atyre programin për sportin dhe shëndetin. Bejko thotë se Bashkia aktuae nuk është e përqëndruar në jetën sportive dhe kështu premtoi më shumë mbështetje për fëmijët e të rinjtë. Bejko angazhohet për ndërtimin e 5 komplekseve sportive në hyrje të Tiranës, ku do të zhvillohen sporte të ndryshme.
Kandidati demokrat tha se çdo qytetar mbi 16 vjeç do të pajiset me sport card, që do iu mundësojë futjen në qendrat sportive private me një çmim të reduktuar.
“Ne do të financojmë dhe mbështesim klubin e sportit Tirana që skuadra më përfaqësuese e kryeqytetit të tejkalojë përmasat kombëtare dhe të ballafaqohet me ekipin më të mira të rajonit. Ne do të shpërndajmë për çdo qytetar të qytetit mbi 16 vjeç, sport card, një abone bashkiake për sportin dhe subvencionim, dhe abonim për aktivitetet sportive .Kjo kartë do i lejojë qytetarëve futjen në mjedise sportive pubike dhe të kenë ulje çmimi në mjedise sportive private. Bashkë me 5 tregjet e reja në 5 hyrjet e qytetit, do ndërtojmë edhe 5 komplekse sportive në 5 pikat hyrëse të kryeqytetit për të ushtruar sportet më të praktikuara në vend”, tha Bejko.
Po ashtu do të krijohen qendra rekreaktiviteti falas për të gjithë qytetarët, të cilët do mund të futen me kartën e rezidentit të lagjes ku banojnë.
“Bashkia do të krijojë qendra rekreaktiviteti falas për të gjithë ata qytetarë të tjerë me kartën e rezidentit, që janë pjesë e kësaj lagjeje, të shkojnë të kryejnë aktivitetin e tyre sportive në kohën e lire”, tha Bejko.
Bejko premton mbështetjen për të gjithë ato të rejave dhe të rinjve që nuk kanë mundësi ekonomike, të cilëve bashkia do t’iu mundësojë falas stërvitjen në një sport të caktuar. Për talentet e spikatura, Bejko tha se Bashia do t’i japë bursa për të mbuluar shpenzimet e shkollës.
Bashkia do marrë përsipër të subvencionojë stërvitjen e të gjithë atyre të rinjve, jo vetëm në sportin e futbollit, por edhe në sporte të tjera, që vijnë nga familje që nuk i kanë kushtet ekonomike për të marrë këtë barrë të pagesës për fëmijët e tyre. Janë shumë talente që vijnë nga familje modeste. Pavarësisht dëshirës së mirë që mund të ketë prindi për t’i dhënë mundësinë e jetës, shansin e jetës, ata e kanë të pamundur për shkak edhe të gjendjes së vështirë ekonomike, dhe kjo është normale në një shoqëri kaq të polarizuar sa është në Shqipëri. Ku një pakicë e vogël rreth 5% zotëron rreth 85% të pasurisë kombëtare të vendit.
Të gjithë ata të rinj dhe fëmijë të cilët vijnë nga familjecmodeset, me të ardhura të pamjaftueshme, kundrejt një bilete, kundrejt një komisioni që do të ngrihet për të verifikuar të gjithë dokumentacionin e duhur, ata do të kenë akses të subvencionuar nga bashkia në terrenet e tyre sportive, qofshin këto për vajza, aofshin këto për djemtë. Për ata që do jenë super talente bashkia do të ndërmarrë edhe nsima të tilla ku do iu paguajë bursat e shkollës. Në shkollat që do ndjekin do jetë bashkia që do ua paguajë. Atje ku ata janë të spikatur, që kanë thyer rekorde apo është dukshëm talenti i tyre, si psh ata që përfaqësojnë ekipin kombëtar në sportin përkatës, ose edhe ata të tjerët të cilët janë talente, janë premtues por që kanë edhe nota të mira dhe do shkojnë në shkollë. Pavarësisht mesatares, do jetë një mesatare e pranueshme, por nëse ai është talent kjo do ta stimulojë që të shkojë”, u shpreh bejko.
Sa i takon ndotjes, Bejko tha se do të ulin nivelin e ndotjes dhe për këtë do të shtojnë hapësirat e gjelbra, si edhe do të krijojnë lehtësi ër taksitë elektrike dhe hibride. Po ashtu do të shtohet edhe një flotë autobusësh ekologjikë.
“Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë, qytet ku cilësia e ajrit bëhet e jetueshme vetëm kur bie shiu, qytet që uji i pijshëm ka cilësi të dobët, po ashtu i ulët është aksesi ndaj ujit. Ne do ta pastrojmë qytetin nga pluhri duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke kontrolluar ndotësit e ajrit. Do përmirësojmë transportin publik, duke krijuar një flotë të re autobusësh ekologjikë, si edhe lehësi për taksitë elektrike dhe hibride. Ne do ta përmirësojmë trafikun urban nëpërmjet një plani të përgjithshëm urban të shoqëruar me kryqëzime për të lehtësuar trafikun. Infrastruktura dhe kujdesi shëndetësor për qytetarët e Tiranës do jenë jo më larg se 15 min banesave të qytetarëve”, tha Bejko. TEMA

Next Post

Ja si do të sillen shenjat këtë javë (8 – 14 Maj 2023)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In