• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i parë që nuk do të mbajë Albin Kurti

by Dritan Hila
16/02/2021 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një ndër premtimet e bujshme të Kurtit në prononcimin e tij të parë si fitues, ishte se bisedimet me Serbinë janë pika e gjashtë apo e shtatë e preokupimeve të tij.

Ky deklarim, në një farë mënyre ul edhe frustrimin e shqiptarëve të Kosovës. Të vrarë dhe dhunuar nga Serbia; të poshtëruar pasi gjithë udhëheqja e UÇK është akuzuar për krime lufte dhe ndodhet në burg, kjo është një hakmarrje e vogël por jo produktive. Kosova, ashtu si dikur pas lufte, ku në vend se të dokumentonte krimet dhe dhunimet e serbëve, mendoi se e drejta ishte me të pa pasur nevojë për prova dokumentare por vetëm për gojëdhëna oxhaqesh, edhe sot mendon se e drejta i takon apriori dhe është ajo që dikton kushtet pasi është viktima historike. Mbase mendojnë se janë akoma çështja e parë që shqyrton çdo kryeministër evropian kur hyn në mëngjes në zyrë, pasi gjithë natën ka qenë pa gjumë nga pyetja: Si po e bëjnë gjumin kosovarët dhe si do e kallim nesër Serbinë?

Vetëm se motet kanë ndërruar. Kosova është një shtet ende i panjohur zyrtarisht nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar; është në defensivë diplomatike për shkak të gabimeve të saj dhe ofensivës sistematike të Beogradit; nuk është më e përkëdhelura e perëndimit dhe ndërkohë Serbia nuk është më ajo e Milisheviçit por po rikuperon miqtë e saj historikë në perëndim.

Gjithsesi Kurti mund ta sfidojë Serbinë por problemi është se beteja me të nuk fitohet duke ikur nga bisedimet dypalëshe dhe as me deklarata nga sheshet e Prishtinës, por në zyrat e perëndimit duke fituar zemrën e tij dhe duke e pasur aleat në tryezën e bisedimeve, pasi tashmë perëndimorët kanë një agjendë tjetër për Serbinë. Ata e duan atë sa më shpejt jashtë influencës ruse. Por për këtë iu duhet ta integrojnë sa më shpejt në strukturat euroatlantike.

Vërtet që i kanë vënë si kusht njohjen e Kosovës, por nëse shohin se Kosova është intransigjente, mund të ndodhë që dashamirësia të kthehet në indiferencë dhe pastaj në bezdi.

Ndërkohë Kurti nuk ka luksin t’i bëjë karshillëk perëndimit. Vendi i tij është i varur jo vetëm politikisht nga dashamirësia e tyre por edhe ekonomikisht, pa llogaritur që gjysma e popullsisë së Kosovës janë emigrantë në perëndim.

Pastaj do ishte papjekuri nëse i kundërvihet edhe Izraelit dhe zotimit që ka marrë qeveria Hoti, sinjal që është lënë të nënkuptohet. Izraeli nuk është 8 milionë banorë të mbyllur në shkretëtirat e Negevit dhe lartësitë e Golanit, por diçka më shumë. Këtë e di edhe foshnja në djep.

Dhe e fundit fare, do të ishte e udhës që të tejkalohej abraziviteti që ka me Ramën. Mirë apo keq, Tirana është ende jo vetëm pol politik për Kosovën por edhe dalja e emergjencës në raste krizash ekonomike dhe politike.

Gjithsesi mbase të gjitha këto i duken vogëlsira tani, në momentin e fitores. Por duhet të mendojë sesi do të trajtojë dokumentin që do gjejë mbi tavolinë që i la Hoti, dhe është pikërisht bisedimi me Serbinë. Pasi nëse mbyllet nga të katër anët, shumë pak mundësi ka të çojë vendin e tij drejt objektivave që ka caktuar. Ka më shumë mundësi të shndërrohet në kështjellë n’midis Ballkanit. Pasojat dihen. Por nëse duan të rifreskojnë kujtesën, mund të shohin filmimet tona kur u kërcyem anijeve në ‘90-ën.

Next Post
30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama viziton Italinë më 5 dhe 6 mars

30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama viziton Italinë më 5 dhe 6 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In