• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i parë që nuk do të mbajë Albin Kurti

by Dritan Hila
16/02/2021 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një ndër premtimet e bujshme të Kurtit në prononcimin e tij të parë si fitues, ishte se bisedimet me Serbinë janë pika e gjashtë apo e shtatë e preokupimeve të tij.

Ky deklarim, në një farë mënyre ul edhe frustrimin e shqiptarëve të Kosovës. Të vrarë dhe dhunuar nga Serbia; të poshtëruar pasi gjithë udhëheqja e UÇK është akuzuar për krime lufte dhe ndodhet në burg, kjo është një hakmarrje e vogël por jo produktive. Kosova, ashtu si dikur pas lufte, ku në vend se të dokumentonte krimet dhe dhunimet e serbëve, mendoi se e drejta ishte me të pa pasur nevojë për prova dokumentare por vetëm për gojëdhëna oxhaqesh, edhe sot mendon se e drejta i takon apriori dhe është ajo që dikton kushtet pasi është viktima historike. Mbase mendojnë se janë akoma çështja e parë që shqyrton çdo kryeministër evropian kur hyn në mëngjes në zyrë, pasi gjithë natën ka qenë pa gjumë nga pyetja: Si po e bëjnë gjumin kosovarët dhe si do e kallim nesër Serbinë?

Vetëm se motet kanë ndërruar. Kosova është një shtet ende i panjohur zyrtarisht nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar; është në defensivë diplomatike për shkak të gabimeve të saj dhe ofensivës sistematike të Beogradit; nuk është më e përkëdhelura e perëndimit dhe ndërkohë Serbia nuk është më ajo e Milisheviçit por po rikuperon miqtë e saj historikë në perëndim.

Gjithsesi Kurti mund ta sfidojë Serbinë por problemi është se beteja me të nuk fitohet duke ikur nga bisedimet dypalëshe dhe as me deklarata nga sheshet e Prishtinës, por në zyrat e perëndimit duke fituar zemrën e tij dhe duke e pasur aleat në tryezën e bisedimeve, pasi tashmë perëndimorët kanë një agjendë tjetër për Serbinë. Ata e duan atë sa më shpejt jashtë influencës ruse. Por për këtë iu duhet ta integrojnë sa më shpejt në strukturat euroatlantike.

Vërtet që i kanë vënë si kusht njohjen e Kosovës, por nëse shohin se Kosova është intransigjente, mund të ndodhë që dashamirësia të kthehet në indiferencë dhe pastaj në bezdi.

Ndërkohë Kurti nuk ka luksin t’i bëjë karshillëk perëndimit. Vendi i tij është i varur jo vetëm politikisht nga dashamirësia e tyre por edhe ekonomikisht, pa llogaritur që gjysma e popullsisë së Kosovës janë emigrantë në perëndim.

Pastaj do ishte papjekuri nëse i kundërvihet edhe Izraelit dhe zotimit që ka marrë qeveria Hoti, sinjal që është lënë të nënkuptohet. Izraeli nuk është 8 milionë banorë të mbyllur në shkretëtirat e Negevit dhe lartësitë e Golanit, por diçka më shumë. Këtë e di edhe foshnja në djep.

Dhe e fundit fare, do të ishte e udhës që të tejkalohej abraziviteti që ka me Ramën. Mirë apo keq, Tirana është ende jo vetëm pol politik për Kosovën por edhe dalja e emergjencës në raste krizash ekonomike dhe politike.

Gjithsesi mbase të gjitha këto i duken vogëlsira tani, në momentin e fitores. Por duhet të mendojë sesi do të trajtojë dokumentin që do gjejë mbi tavolinë që i la Hoti, dhe është pikërisht bisedimi me Serbinë. Pasi nëse mbyllet nga të katër anët, shumë pak mundësi ka të çojë vendin e tij drejt objektivave që ka caktuar. Ka më shumë mundësi të shndërrohet në kështjellë n’midis Ballkanit. Pasojat dihen. Por nëse duan të rifreskojnë kujtesën, mund të shohin filmimet tona kur u kërcyem anijeve në ‘90-ën.

Next Post
30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama viziton Italinë më 5 dhe 6 mars

30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama viziton Italinë më 5 dhe 6 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In