• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i madh i SHBA-së në Poloni: Do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

by Java News
05/03/2022 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ritheksoi të shtunën se do të mbrohet çdo centimetër territorit i NATO-s, ndërsa forcat ruse prej ditësh po kryejnë sulme në Ukrainë. Zoti Blinken i bëri komentet nga Polonia ku ai theksoi se SHBA ka zhvendosur më shumë se 10 mijë trupa si dhe paisje ushtarake të shumta. Ndërkohë ministri i Jashtëm polak tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë ndryshim territorial të shkaktuar nga “agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm i Rusisë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Polonisë në qytetin polak të Rzeszow, pranë kufirit ukrainas ku qindra mijëra njerëz kanë kaluar që kur Rusia nisi sulmet.

Zoti Blinken vlerësoi Poloninë për reagimin e saj ndaj veprimeve të Rusisë si dhe për pritjen e refugjatëve nga Ukraina.

Numri i refugjatëve nga Ukraina mund të arrijë në 1.5 milionë deri në fund të fundjavës nga 1.3 milionë që është aktualisht, tha të shtunën kreu i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

“Si aleatë të NATO-s, bashkëpunimi i mbrojtjes midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara mendoj se është në pikën më të lartë. Që nga 30 janari, Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e personelit ushtarak të dislokuar në Poloni. Po ashtu ne rritëm ndjeshëm sasinë dhe llojet e pajisjeve ushtarake që kemi pozicionuar në Poloni. Siç ka thënë Presidenti Biden, ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Sipas tij, për të ndihmuar krizën humanitare për refugjatët ukrainas që po zhvendosen në Poloni apo vende të tjera, administrata Biden i kërkoi Kongresit një fond prej 2.75 miliardë dollarë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Polonisë, tha se vendi i tij do të vazhdojë të mirëpresë refugjatët pavarësisht nga kombësia, raca dhe feja.

Ai tha gjithashtu se Polonia nuk do të pranojë asnjë ndryshim territorial të shkaktuar nga “agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm i Rusisë”.

Moska thotë se ka nisur në Ukrainë një “operacion special ushtarak” dhe qëllimi sipas tyre është të çarmatosë Ukrainën, të mos lejojë anëtarësimin në NATO dhe të kap liderët ukrainas që i cilëson si neo-nazistë.

Sekretari Blinken mbërriti në Poloni nga Brukseli, ku u takua me ministrat e jashtëm nga aleanca e NATO-s, për të diskutuar përpjekjet e Perëndimit për të penguar agresionin rus përmes një programi sanksionesh të ashpra.

Anëtarët e NATO-s po ofrojnë ndihmë ushtarake për forcat qeveritare të Ukrainës për luftën kundër ushtrisë ruse, shumica e të cilave kalon përmes Polonisë.

Por aleanca ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, duke thënë se kjo mund të provokojë një konflikt shumë më të gjerë dhe akoma më të rrezikshëm.

Ditët e fundit në Poloni, një vend anëtar i NATO-s, kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara avionë ushtarakë dhe pajisje të tjera luftarake. Po ashtu SHBA ka zhvendosur në Poloni rreth 10 mijë trupa.(VOA)

Next Post
Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Turqia do të organizojë takimin e radhës, Erdogan telefonon Putinin

Negociatave u bashkohet edhe Erdogan: Do i kërkoj Putinit të ndalojë luftën menjëherë!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com