• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Premtimi i Johnson: Vaksinat që teprojnë, dhuratë për vendet e varfra

by Ardit Rada
19/02/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar se do të dhurojë të gjithë tepricën e vaksinave të vendit të tij, vendeve më të varfra, në fjalën e tij në takimin virtual të G7-ës.

Ai i kërkoi vendeve të  pasura të mbështesin një objektiv 100 ditor për zhvillimin e vaksinave të reja për sëmundje që do të shfaqen në të ardhmen. Britania ka porositur më shumë se 400 milionë doza të vaksinave të ndryshme, ndaj do të ketë një tepricë të konsiderueshme pasi të gjithë të rriturit të vaksinohen. Por, aktivistët thonë se ajo nuk po bën aq sa duhet. Vendimet, se kur dhe si do ti ndahet teprica vendeve të varfra, do të merren më vonë gjatë këtij viti.

“Shkenca më në fund po ngrihet mbi covidin. Në të gjithë botën, ne duhet të sigurohemi se të gjithë të marrin vaksinat që u nevojiten në mënyrë që e gjithë bota ta kalojë e bashkuar këtë pandemi. Nuk ka asnjë kuptim që ne të vaksinojmë secili popullatat tona. Duhet të garantohemi që e gjithë bota të vaksinohet pasi kjo është një pandemi globale dhe nuk bën dobi që një vend të jetë para një tjetri. Duhet të lëvizim së bashku”.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë për Financial Times, tha më herët se vendet e pasura duhet të ndajnë 4-5 për qind të furnizimeve të tyre aktuale me vaksina, me vendet e varfra. Sidoqoftë, qeveria britanike duket se po mendon që më shumë se gjysmën e dozave të tepërta të vaksinës ti shkojnë Covax-it, nismës së OKB për të siguruar akses të gjerë tek vaksinat. Britania i ka dhuruar 640 milionë euro skemës, ndërsa shtetet e bashkuara i premtuan asaj 2 miliardë dollarë. Rreth 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri më tani të paktën një nga dozat e vaksinës, dhe afro 600 mijë i kanë marrë të dyja./a.p

Next Post
VIDEO/ Kapet sasia më e madhe e kokainës në Britani të Madhe. Arrestohen 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë

VIDEO/ Kapet sasia më e madhe e kokainës në Britani të Madhe. Arrestohen 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In