• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premiera e ‘Makbethit’, arkitekti jep alarmin: Po ra zjarr në Teatrin Kombëtar ndodh katastrofa

by Java News
02/03/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë reagoi nje dite me pare per projektin e Teatrit të ri Kombëtar, per te cilin thuhet se do të jetë i rrethuar nga disa objekte të larta. Përfaqësuesit e shoqatës, shprehen se ata nuk janë kundër ndërtimit të një teatri të ri, por nuk pajtohemi me prishjen e vlerave historiko-arkitektonike të qytetit, që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtërore.

Sakaq, sot, dy arkitektë, anëtarë të kësaj shoqate, te cilet dje nuk e firmosen deklaraten, ngrenë alarmin që godina aktuale nuk ka siguri dhe Altin Premti, nga Atelier-4, ne nje reagim ne rrjetet sociale thote se: Godina e Teatrit eshte jashte normave te sigurise. Rrezikon qe ne rast zjarri te amplifikoje katastrofen duke mos u lene shans shpetimi te gjithe pjesemarresve.

Ky alarm vjen nje jave para se shfaqja “Makbeth” nga W.Shakespeare te vije si premiere ne Teatrin Kombetar, ne datat 9-10-11 Mars.

Deklarata e Altin Premtit nga ATELIER-4

altin premti

Deklarata e Taçi-Meslanit, nga DEA-STUDIO 

ervin taci

Reagimi i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë:

“A kemi nevojë për një teatër të ri ?
Absolutisht PO.
Ne, më shumë se kushdo, duam të shohim një vepër të bëhet streha e shfaqjeve artistike.
Ne, më shumë se kushdo, vlerësojmë të renë e spektakolaren në arkitekturë.
Ne, më shumë se kushdo, duam zhvillimin e artit e të arkitekturës.

Por ne, më shumë se kushdo, nuk mund të pajtohemi me prishjen e vlerave historiko-arkitektonike të qytetit tonë, të atyre veprave që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtërore e më shumë, vlerë të memories së brezave të tërë.
Nëse Qeveria do të shpallte se teatrin e ri do ta ndërtojë diku pranë bulevardit të ri, apo në tokat e ish fushës së aviacionit, apo hapësirat e ish Kinostudios, a diku gjetkë, pa dyshim që të gjithë do të ishim pro saj e, së bashku me ne, do të shihte gjithë aktorët e artistët ta duartrokisnin e përgëzonin duke ju vënë në
krah e jo kundër, për një realizim të shpejtë.

Qyteti ynë, tashmë i kthyer në një kryeqytet të përfaqësuar veç nga qendra, apo në një metropol pa pole, ka nevojë të rivitalizojë e ti japë jetë, të gjallërojë polet e tij. Investimi i duhur e strategjik i bulevardit të ri drejt veriut mund të shoqërohet me krijimin e një poli verior i cili bukur mund të nisë me një teatër
modern në qendrën e tij. I vendosur në krah të bulevardit të ri, ai mund të bëhet fillesa e një “La Defense“ Tiranase për kryeqytetin tonë. Le të ndërtohet aty një teatër i Ri i cili si një qendër e jetës kulturore mund të bëhet thirrës i jetës e i gjallërisë në periferi dhe fillesë e një kompleksi arkitektonik modern, pa cënuar kështu pjesën historike por duke krijuar hapësirë për të „shfryrë“ presionin e kapitalit që kërkon të ndërtojë.

Duke u ndërtuar në një parcelë me siparfaqe të bollshme ai mund të projektohet duke përmbushur të gjithë parametrat e një strukture moderne të pa kushtëzuar nga njolla e kufizuar e ndërtimit, e cila u tha se do të respektohet nëse teatri i vjetër do të prishet. Të ketë sheshin e parkimin e tij, hapësirat e gjelbra dhe rekreative e pse jo edhe të parfitojë nga një sipërmarrje e tipit PPP me pronarë. Tashmë ka ardhur koha ti largohemi qendrës, të mos e dendësojmë më shumë atë, por ta lemë në historinë e vet që edhe pse jo shumë e pasur është plot identitet e dinjitet.

Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dëshmojë epokë artistike dhe por edhe arkitektonike. I
lindur që në fillesë si një objekt me karakter artistik ai u bë në kohë djepi e streha e pasurisë artistiko teatrore të kryeqytetit, u bë vendi ku lindi teatri modern Shqiptar. Për të ruajtur memorien e brezave të artistëve por edhe të qendrës historike të qytetit ai duhet të rikonstruktohet e restaurohet në formën që ka e
ndoshta të mbetet si një sallë për shfaqje dhe evente të veçanta.

Pse mos të ketë Tirana dy Teatro, një të ri e një të Vjetër? Kujtojmë se raste të tilla njihen nga eksperienca botërore (opera e Bastijës e opera Garnier në Paris) e na mësojnë se për të bërë diçka më të bukur e më moderne, jo domosdoshmërisht duhet
shembur e vjetra, jo domosdoshmërisht duhet cënuar memorja urbane. Sigurisht, teatri ekzistues mund te kthehet në nje skene prestigji të mbushur me histori, por edhe në nje muze të hapur, ku brezat të mësojnë dhe të frymëzohen nga puna e talenti i brezave të tërë, të cilët kanë bërë teatër aty në kushte të vështira,
por siç thotë shprehja, “e kane mbajtur zjarrin ndezur!”

Nga ana arkitektonike e urbane teatri ka luajtur gjithmonë rolin e një objekti të rëndësishëm pranë aksit monumental të Tiranës, e si balancues human i hapësirës ku ndodhet, ai duhet të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen, duke ruajtur e theksuar përmasën njerëzore në një pjesë të qytetit, e cila lindi që në gjenezë e tillë e që me sa duket do ti duhet të ballancojë qytetin e ardhshëm të kullave e objekteve të
lartë. A kemi nevojë për një teatër të ri ? Absolutisht PO. Por le të mos e kthejmë qytetin në një teatër, ku skenografia ndryshon sipas shfaqjes së rradhës. Le të
ruajmë identitetin e memorien historike të tij.

Ndërtimet e reja jane gjithmonë të mirëpritura, por ato nuk mund të bëhen pa transparencë. Arkitektët dhe
komuniteti i tyre kërkojnë të bëhen pjesë e kësaj vendimmarrje e së bashku me artistët, të vendosin si do
të jetë struktura që në të ardhmen do të ketë një ndikim jo të vogël në historinë arkitektonike të qytetit”.

ma.me

Next Post
Taksa e pronës, nga prilli në faturën e dritave. Përllogaritja për qytetarët e bizneset

Taksa e pronës, nga prilli në faturën e dritave. Përllogaritja për qytetarët e bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

July 31, 2026
Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

July 31, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com