• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premier/Xhaka ndihmon Arsenal, Chelsea shkatërron Burnleyn

by Java News
28/10/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea nuk e ka ndjerë mungesën e Eden Hazard teksa ka mposhtur Burnley me rezultatin e pastër 4-0 në Turf Mor. Ai që i ka zëvendësuar magjistarin belg ka qenë pikërisht Ross Barkley, i cili me një gol dhe dy asiste ka ndihmuar Blutë drejt fitores së shtatë në Premier League. Tashmë ekipi i Sarri-t ndodhen në vend të dytë të renditjes me vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.

Miqtë e gjetën golin e parë në minutën e 22’ falë sulmuesit spanjoll Alvaro Morata. Më në fund ish-lojtari i Real Madrid ka shpërblyer Sarri-n për besimin e treguar. Pas pushimit erdhi dominimi total ndaj një Burnley që nuk tentoi thuajse fare të luftonte për fitoren.

Në minutën e 57’ Barkley shënon një gol që do të konkurrojë me atë të Granit Xhakës për golin e javës. Pesë minuta më pas erdhi goli i nokautit i shënuar nga Willian. Në fund ishte edhe Loftus-Cheek ai shënoi golin e katërt për Chelsea-n. Blutë arritën ta menaxhonin mirë ndeshjen deri në fund duke  e mbyllur pa gol të pësuar dhe me tre pikë të tjera në xhep.

Crystal Palace i ka dhënë fund ecurisë me 11 fitore radhazi të Arsenal teksa ka barazuar në fund me ndeshjen që përfundoi 2-2. Ishte një sfidë fantastike e cila i kishte të gjitha dhe padyshim që Xhaka ishte protagonist me golin dhe faullin e shkaktuar në penalltinë e dytë të vendasve. Me këtë barazim Arsenal shkon në vendin e tij të preferuar, të katërtin.

Topçinjtë nuk e nisën mirë ndeshjen dhe ishin vendasit ata që krijuan disa mundësi të mira përpara se të kalonin në avantazh në minutën fundit të pjesës së parë. Pas një faulli të Mustafi-t, arbitri Atkinson akordon një penallti e cila shndërrohet në gol nga Milivojevic, i cili tregoi guxim të madh ta godiste megjithëse  e humbi një javë më parë.

Pas pushimit ishte një tjetër Arsenal. Granit Xhaka me një gol të mrekullueshëm ka barazuar rezultatin në minutën e 51’. Ai lëshoi një predhë të vërtetë nga një pozicion i pjerrët duke treguar se është një mjeshtër i goditjeve standarde. Vetëm pesë minuta më pas Aubameyang përmbys rezultatin pas një topi të dukshëm me dorë të Lacazette brenda zonës. Por një tjetër penallti e Milivojevic ka barazuar rezultatin në Selhurst Park. (Tema)

Next Post
Le Maire: Eurozona, gati të përballet me një krizë të re

Le Maire: Eurozona, gati të përballet me një krizë të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In