• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Preket nga Antraksi, humbet jetën 56-vjeçari në Gjirokastër

by A R
18/07/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë ka humbur jetën në Libohovë nga antraksi duke u bërë zyrtarisht viktima i parë i kësaj sëmundjeje të paktën vitet e fundit. Viktima është Enver M., 56 vjeç, banor i Libohovës, i thanë agjencisë NOA.al burime në vendngjarje. I ndjeri u dërgua në gjendje të rëndë pak para fundjavës në spitalin rajonal të Gjirokastrës por të nesërmen ndërroi jetë pasi prekja nga virusi i antraksit ishte fatale.

Mjekët e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, thanë se 56-­vjeçari ishte prekur në lëkurë dhe në organet e brendshme. Dr. Noris Doraci, mjek në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gjirokastër (DSHP), duke folur me Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, jep më shumë detaje mbi rastin: “Ditën e premte u identifikua rasti i antraksit intestinal i një bariu nga Libohova. Pacienti erdhi me vonesë në spitalin e Gjirokastrës. Mori trajtimin e duhur, por të shtunën vdiq”.

Dr.Doraci thotë se DSHP pasi u informua nga spitali ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë dezinfektimin e vatrës. Gjithashtu u trajtuan dhe gjithë personat që kishin pasur kontakt me të, sidomos familjarët. NOA mësoi se vdekja e 56-vjeçarit erdhi pasi një nga bagëtitë ka qenë e pavaksinuar. Ka qenë një dele që mbarështonte i ndjeri, e cila kishte qenë e pavaksinuar. Viktima e ka therur delen dhe e ka çuar në shtëpi për ta gatuar. Dyshimet janë se para se ta çojë, ai ka ngrënë një pjesë të deles, ndoshta shpretkën, të patrajtuar me zierje, skuqje apo pjekje. Zakonisht barinjtë dhe kasapët, kur therin bagëti të imta hanë të gjalla pjesë si shpretka dhe të brendshme të tjera të tyre. Kjo besohet të ketë ndodhur edhe me 56-vjeçarin që më pas u infektua me shpejtësi nga antraksi derisa vdiq. Mjeku Doraci jep këshilla të thjeshta për të gjithë qytetarët: “E gjithë popullata duhet të blejë mish vetëm në vende ku tregtohet produkt i garantuar dhe nga ana e mbarështuesve të gjedhit dhe bagëtive të imta të bëhet vaksinimi i tyre”.

Anthrax njihet si sëmundje infektive që prek kafshët dhe njeriun. Në kafshë zhvillohet në formë septicemike, kurse te njerëzit shfaqet më tepër në formë të lokalizuar të puçrrës së zezë (pustula maligna). Në popull kjo sëmundje njihet me emrin “plasja”. Frika nga antraksi ka përfshirë të gjithë vendin. Pak ditë më parë, ministria e Bujqësisë paralajmëroi përhapjen e virusit në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ajo bëri thirrje për marrjen e masave. Një ditë më parë, autoritetet mbyllën tregun më të madh të gjësë së gjallë, në Milot, nga frika e antraksit. Më herët, ministria e Bujqësisë urdhëroi bllokimin e importit të gjedhit, nga disa shtete të rajonit si: Turqi, FYROM, Serbi, Bullgari, Greqi.

Para viteve ‘50 në Shqipëri plasja ka qenë shumë e përhapur dhe shkaktonte dëme të mëdha në bagëti e raste të shpeshta në njerëz. Një vaksinë sistematike e prodhuar në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Shqipërinë e para viteve ‘90, solli thuajse zhdukjen e saj.

Next Post

Ish-deputeti Dedja: Horrat nuk kanë hallin e reformës, por të karriges

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

August 12, 2026
VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

August 12, 2026
EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

August 12, 2026
“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com