• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prekëse/ Gjithë jetën e kaloi duke ndihmuar të tjerët, mjeku vdes në shtëpinë e tij nga koronavirusi. Fjalët e fundit me bashkëshorten

by Java News
16/03/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mjek nga Bergamo i cili u testua pozitiv ndaj COVID-19 të enjten, pasi ai dhe disa nga kolegët e tij zhvilluan simptoma të koronavirusit, dy ditë më vonë ka ndërruar jetë.

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq dje, të dielën, në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Ai jetonte dhe punonte në Lombardi, në veri të vendit, i cili është goditur keq nga infeksioni.

Fjalët e fundit mes tij dhe gruas ishin se ai ndihej mirë, por vetëm disa orë më vonë, ajo e gjeti të pajetë.

Siç raportojnë mediat italiane, çifti kishin nisur të flinin në dhoma të ndara që kur ai kishte nisur të shfaqte simptomat e para të infeksionit.

Rreth orës 5.30 të mëngjesit të djeshëm, bashkëshortja shkoi ta kontrollonte burrin e saj – por gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi një sulm në zemër.

«Diego, una vita spesa ad aiutare gli altri» Lutto per il tecnico del 118 morto per il virus

Gruaja e shqetësuar, Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste, rreth orës 3.30 të mëngjesit, Diego i tha asaj:

“Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur“.

Ajo iu përgjigj: “Pse, a mendon se do të vdesësh?”

Kur ai i tha “jo”, ajo i buzëqeshi dhe shkoi në një dhomë tjetër të flinte me djalin, raporton L’Eco di Bergamo.

Maruska tha se paramedikët arritën rreth 20 minuta më vonë dhe bënë çmos për të shpëtuar Diego – i cili nuk kishte kushte themelore, sipas gruas së tij ai vdiq në mënyrë tragjike.

Gruaja tha që burri i saj, i cili kishte punuar më parë në një shtëpi të kujdesit, kishte kaluar tërë jetën e tij duke ndihmuar të tjerët – duke shtuar “ishte misioni i tij”.

Dyshja u takuan rreth 15 vjet më parë ndërsa ishin vullnetare për Kryqin e Kuq, më pas u martuan dhe patën një djalë, Alessio, i cili tani është tetë vjeç, “shkruan The Mirror”.

Të Shtunën, 7 Mars, Diego papritmas kishte një temperaturë të lartë 39 gradë Celsius dhe të enjten u testua për COVID-19./ Javanews

g.kosovari

Next Post
9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri/ Shkon në 51 numri, mes tyre 3 infermierë dhe 1 mjek

9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri/ Shkon në 51 numri, mes tyre 3 infermierë dhe 1 mjek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In