• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej vitesh në SHBA, por në Shkodër i ndodh e papritura/ Komshiu i zapton shtëpinë: Më shpërthyen banesën e falsifikuan dokumentat

by A R
26/01/2023 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Shkodrës. Abdyl Koprencka është denoncuesi, i cili prej shumë vitesh jeton në Amerikë.

Në vitin 1993 ai përfiton nga Ndërmarrja e Banesave Shkodër një apartament. Më pas ai shkon në Amerikë dhe kur kthehet pas ca vitesh, sheh se banesën ia kishte zënë fqinji, i cili pretendon se gjithashtu e ka përfituar nga kjo ndërmarrje me anë të kontratës së shitblerjes. Në vitin 2011, Abdyli pajiset edhe me certifikatë.

Pas shumë përpjekjesh gjyqësore, Gjykata e Shkodrës, në 2011-ën, me vendim të formës së prerë, e bëri të pavlefshme kontratën e fqinjit dhe urdhëroi ZRPP-në në atë kohë të korrigjonte të dhënat e pronës, duke ia dhënë Abdylit dhe të vëllait, Orhanit.

Denoncuesi: Adresa ime është pallati 986, apartamenti 16, Shkodër, rruga Vasil Shanto. Unë banoj në këtë apartament, por vite përpara kam ikur në Amerikë dhe komshia im, bashkë me bashkëshorten kanë hyrë dhe e kanë shpërthyer atë shtëpi dhe kanë marrë çdo gjë dhe kanë falsifikuar dokumentat. Unë kam bërë shumë gjyqe dhe kam tapinë, kam të gjithë dokumentat. Ata qëndrojnë padrejtësisht duke pretenduar se kjo shtëpi nuk ka pasur asnjë njeri dhe ka qenë një studio. Këta gënjejnë dhe mashtrojnë dhe më kanë vjedhur e grabitur. Unë kam dokumentat, por ata kanë shtëpinë. Ju lutem shumë më ndihmoni për ta zgjidhur këtë problem që kam shumë vite nëpër gjykata dhe nuk kam mundur ta mbaroj.

Në vitin 2015 dhe në vazhdim denoncuesi paditi fqinjin, duke kërkuar t’i lirojë pronën, por gjykatat e kanë pushuar si çështje dhe mbeti po ashtu deri në 2022-shin, kur Abdyli e paditi sërish fqinjin.

Idlir Duhanxhi (Avokat): Që në fillim fare në këtë gjykim, duhet të ishte bërë përveç konstatimit të pavlefshmërisë absolute, duhet të ishte kërkuar edhe lirimi dhe kthimi i sendeve meqënëse posedimi aktualisht, edhe sot që flasin e kanë të paditurit Artan dhe Elmira Kruja. Normalisht, kjo pronë ligjërisht dhe juridikisht është në pronësi të Orhan Krajës dhe të Abdyl Koprenckës, ndërsa efektivisht posedimin vijojnë ta kenë Artan Kruja dhe Elmira Kruja. Ka bërë një padi në Prill të 2015-ës dhe ku Gjykata e Shkodrës me vendimin e Prillit të 2015-ës ka vendosur pushimin e çështjes. Pas muaj më pas, ka bërë përsëri padi dhe Gjykata e Shkodrës me vendimin e 05.02.2016 ka vendosur përsëri pushimin e çështjes. Gjykata e Apelit me vendimin e 12.02.2020 ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e çështjes. Zotërinjve në fjalë, Artan Kruja dhe Elmira Kruja, unë kam bërë edhe një kallëzim penal në emrin e shtetasit Orhan Kraja në lidhje me dhunimin e banesës, mashtrim, shkatërrim prone dhe falsifikimi i dokumentave.

/a.r

Next Post
Dita e Diasporës, Rama: Shqiptarët e kthyer për të investuar në atdhe, shembuj suksesi e frymëzimi

Akuzat për dosjen e McGonigal, Rama: Në vend të kokës mbi kurriz, opozita ka lidhjet ruse, 21 Janarin dhe Gërdecin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In