Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka hequr sot nga rruga “Don Bosko” shtyllën e Tensionit të Lartë e cila ishte bërë shkak për aksidente të shumta, por edhe pengesë për qarkullimin rrugor.
Kush ka kaluar në rrugën “Don Bosko” e ka parë shtyllën e Tensionit të Lartë që ka zënë një pjesë të rrugës kryesore.
Pas shume ankesash të banorëve, por edhe shoferëve që frekuentojnë këtë segment rrugor, sot është bërë e mundur heqja e saj.
Një grup pune nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë të mundur zhvendosjen e saj, duke liruar jo vetëm trotuarin në këtë zonë, por edhe duke shmangur aksidentet e mundshme.