• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Prej tani duhet të nisë ideja e një lëvizje të re politike

by Ben Andoni
06/06/2021 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zakonisht në muajt e fundit para zgjedhjeve ose vetëm pak vite më parë në Shqipëri është bërë zakon të lindë ndonjë subjekt i ri politik, që merr vëmendje, angazhohet dhe shikohet si alternativë për të mposhtur peshën e madhe të dy partive kryesore në vend. PS dhe PD vazhdojnë ende me sloganet e vjetra, ku anti-komunizmi, amerikanizmi, integrimi në Evropë etj., zënë peshën kryesore. Për fat të keq, për mungesë të besimit që krijojnë në elektoratin shqiptar ato shuhen. “Libra”, Nisma, Aleanca “Kuqezi” e pak të tjera tashmë janë thjesht pjesë e studimeve të politologëve, por aspak forca të bindura për të vazhduar. Kjo i bën që të mbesin në histori dhe të duken më shumë si projekte sesa si parti. E njëjta gjë po duket dhe me partitë që ngritën dy ish-personalitete të PD-së, organizuar nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, veçmas të tjerave, që mëtonin ndryshime. Tashmë ato duken krejt të bllokuar, ndërsa korit të ankesave të PD-së i janë bashkuar dhe ata, por në një drejtim tjetër: Mungesën e besimit nga populli, që është ende i papërgatitur. Edhe më shqetësues performanca e jashtëzakonshme e Aleancës që u mundua të mblidhte dhe kanalin nacionalist dhe formacioneve të tilla. Paçka premtimeve dhe besimit të kryetarit të saj Kreshnik Spahiu, rezultati i saj ishte më shumë se zhgënjyes. Analizat e pakta nuk të japin mundësi të penetrosh në humbjet e tyre, por artikujt e ndryshëm të zhvilluara nga personalitete të analizës, të bëjnë të besosh se elektorati shqiptar është thjesht konservator i dy ideologjive mikse që përfaqësojnë PS dhe PD-në, pa ditur të bëjnë dot abstragimet e nevojshme për nevojën e një partie të re. LSI e humbi këtë mision me zvarritjen njëherë tek njëra dhe pastaj tek tjetra parti, duke u bërë njësoj e padashur te PS dhe PD, që duket se me zgjedhjet e fundit i kanë dhënë edhe një goditje afër knock down.

Ajo që të shqetëson është shuarja e menjëhershme e të gjithë alternativave dhe vetë angazhimi i njerëzve të këtyre partive për të vazhduar. Dorëheqjet e Patosit dhe Topallit më shumë duhen lexuar si lodhje ndaj këtij reagimi të munguar të publikut shqiptar sesa pjesë e asaj kulture që duhet të jetë në partitë shqiptare. Por më keq akoma është se publiku nuk e lexon dot ndryshimin, ose njerëzit që janë përballë nuk dinë të frymëzojnë si duhet. Ky variabël duhet lexuar dhe me sa duket ajo vërejtja e OSBE-ODHIR-it për edukimin e publikut shqiptar është hallka kryesore. Që në momentin që vota ende blihet dhe paragjykohet duket se nuk ka ende vend për alternativa. Kjo duhet t’i bëjë të mendojnë iniciatorët e formacioneve politike për një logjikë tjetër. Kryesore është që përpjekjet t’i fillojnë qysh në shtator dhe me piketa të qarta. Për ndryshimin. Për vendin. Pasi prej tani duhet të nisë ideja e një lëvizje të re politike. Është nevojë ulëritëse, paçka se në çfarë kahu. (Javanews)

Next Post
Arrestohet shoferi në Durrës, përplasi një 56-vjeçar që po lëvizte me biçikletë dhe u largua

Dy të plagosur në aksident në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In