• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej sot Adriatik Llalla është pa mandat: Si do vejë halli i kryeprokurorit orët e ardhshme?

by Ylli Pata
04/12/2017 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Adriatik Llalla prej sot është pa mandat si kryeprokuror i Republikës. Atij i ka përfunduar afati ligjor që e ngarkoi Kuvendi i Shqipërisë pesë vjet më parë. Ndërsa parlamenti shqiptar jo vetëm që nuk e ka zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm, por as nuk e ka vënë në rendin e ditës. Madje edhe e hoqi nga kalendari, të enjten e kaluar.

Po tani ç’do të ndodhë?

Askush nuk e di përveç kupolës së lartë, presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët kanë tagrin për të lëvizur ligjërisht.

Duket se lëvizja e së enjtes e mazhorancës për të hequr nga rendi i ditës nisjen e procedurave të zëvendësimit të Prokurorit të Përgithshëm, është bërë me kast që t’i japë hapësirë Presidentit të Republikës që të veprojë sipas Kushtetutës së vjetër, meqë e reja nuk është zbatuar; pra ka nisur punën korpusi institucional i Kushtetutës së re, Këshilli i Prokurorisë, i cili ka tagrin për të përzgjedhur kandidaturat si për Kryeprokuror të Republikës por edhe për krerë të prokurorive në rrethe, si dhe kreut të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por ende këto institucione nuk janë në veprim.

Aktualisht në këtë monemt, Ilir Meta është ende Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucion edhe pse në shuarje e sipër, është legal dhe bën emëromet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Çdo lëvizje në Prokurori bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, dhe si e tillë, kjo çështje edhe pse mund të hapë polemika është në dorë të Metës. Pikërisht për këtë, Edi Rama nuk ka dashur të kryejë menjëherë zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, pasi pret sinjalin nga Presidenca.

Por këto lëvizje mund të vonojnë dhe aktualisht ne kemi një Kryeprokuror jashtë mandatit.

Në fakt, me ligjet e reja të reformës në drejtësi, Kryeprokurori nuk ka tagër për të nisur një dosje penale, pasi është kompetencë e prokurorive të rretheve apo të atyre të Krimeve të Rënda. Por krerët e prokurorive emërohen dhe shkarkohen nga Llalla, i cili ia dërgon Presidentit të Republikës. Është Llalla dhe Meta që kanë mundësi të lëvizin prokurorët dhe që e kanë bërë. Megjithatë prej ditës së sotme, Kryeprokurori është në limitet e firmës së tij.

Mos vallë mazhoranca pret që kryeprokurori të firmosë ndonjë shkresë dhe më pas të bëjë lëvizjen e radhës?

Burimet flasin se Edi Rama do të zhvillojë një konsultim me Ilir Metën për të ndarë se çdo të bëhet. Sipas gjasave, kandidati i mundshëm për të zëvendësuar Llallën të paktën përkohësisht, është prokurori Dritan Rreshka. Në vitin 2015 ai u trajnua në SHBA për luftën ndaj korrupsionit por nuk u dekretua nga Presidenti i atëhershëm Bujar Nishani dhe u mënjanua nga Adriatik Llalla.

Amerikanët e OBDAT dhe EURALIUS  kanë kërkuar nga Kuvendi që të zëvendësojë menjëherë Prokurorin e Përgjithshëm, të paktën përkohësisht me një prokuror aktual deri në instalimin e Këshillit të Prokurorisë.

Kriza aktuale në institucionin e akuzës është një minë me sahat që mund të destabilizojë jo vetëm drejtësinë por të lëkundë ekuilibrat institucionalë në vend.

Next Post
“Mos u fut aty se të bëj copë”, debati për ‘Rilindjen Urbane’

"Mos u fut aty se të bëj copë", debati për 'Rilindjen Urbane'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush flet në emër të Shqipërisë?

Kush flet në emër të Shqipërisë?

June 21, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Nuk mund të dënohesh mbi interpretime dhe nënkuptime!

June 21, 2026
Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

June 21, 2026
Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

June 21, 2026
Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

June 21, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In