• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej protestave mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme

by Eduard Zaloshnja
01/07/2026 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në prill drejtova një vrojtim statistikor në terren mbi vetidentifikimin dhe bindjet ideologjike të banorëve të rritur të Shqipërisë. Studimi u financua nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS)* dhe u bazua në një kampion të rastësishëm dhe të shtresëzuar gjeografikisht prej 1119 të rriturish në 12 qarqet e vendit, duke siguruar përfaqësim demografik, gjeografik dhe politik me një marzh gabimi statistikor nën 2.9%.

Ndër pyetjet e shumta në pyetësor, ishte edhe një pyetje mbi votimin në zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

Dhe nga përgjigjiet rezultoi se plot 34.5% e të rinjve 18-34 vjeç brenda vendit nuk votuan fare, ndërsa 13.5% e tyre votuan për nëntë partitë e vogla (përveç PS dhe PD-ASHM). Nga ana tjetër, tek moshat 35-85 vjeç brenda vendit, vetëm 19% nuk votuan fare dhe vetëm 9.4% votuan për nëntë partitë e vogla (përveç PS dhe PD-ASHM).

Duke krahasuar shifrat e mësipërme, duket qartë statistikisht se brezi i ri ishte kundër dy partive kryesore (48% ose nuk votuan fare ose votuan për parti të vogla). Dhe në qoftë se protesta aktuale do të nxjerrë një parti të re, gjasat janë që në zgjedhjet e ardhshme pjeëmarrja e të rinjve brenda vendit të rritet – partitë e vogla aktuale tërhoqën vetëm 13.5% të tyre vjet…

*Studimin mund ta lexoni të plotë në faqen e KAS: https://www.kas.de/en/web/albanien/single-title/-/content/statistische-studie-zur-ideologischen-identitaet-in-albanien

 

Next Post
“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com