• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prej mëse një shekulli, asnjë President nuk ka guxuar të sulmojë një gjykatës… rregullin e thyen Trump

by Java News
05/02/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vendimi i një gjykatësi federal për t’i pezulluar përkohësisht dekretin e tij për ndalimhyrje është «qesharak» ka thënë Trump dhe ka premtuar se do të anulohet.
Ai e përqeshi gjykatësin James Robart edhe personalisht, duke iu drejtuar me «i ashtuquajturi» gjykatës. Përkundër zemërimit Trump tani për tani po e respekton vendimin e gjykatësit, i cili anuloi dekretin e Trumpit të publikuar para një jave,i cili u ndalonte hyrjen në SHBA qytetarëve të shteteve myslimane dhe të gjithë refugjatëve.

Në të vërtetë Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve të shtunën u ankua kundër vendimit të gjykatësit, por një gjykatë e apelit hodhi poshtë rikthimin e vendimit për ndalimin e hyrjes në SHBA. Autoritetet e qeverisë që të shtunën iu kthyen praktikës së mëhershme të udhëtimeve.

Pas disa vendimeve gjyqësore kundër dekretit të Trumpit ai i James Robart ishte goditja më e rëndë. Prokurori i përgjithshëm i shtetit të Washingtonit, Bob Ferguson, i cili kishte nxitur urdhrin e përkohshëm, e kishte arsyetuar padinë me atë se dekreti i trumpit shkel të drejtat themelore të migrantëve, të cilat i garanton Kushtetuta amerikane. «Askush nuk qëndron mbi ligjin – as presidenti», tha ai.

Trump tani për herë të parë e pa se çka është sistemi i «checks and balances», pra i kontrollit të ndërsjellë të organeve kushtetuese. Kjo përvojë e zemëroi atë aq shumë, saqë nga resori i tij luksoz në Florida qëlloi me batare nga Twitteri kundër gjykatësve. Presidenti tha se gjykatësi Robart po e privon «vendin tonë nga ndjekja penale». «Ku do të shkojë vendi ynë nëse një gjykatës bllokon ndalimin e hyrjes me qëllim të mbrojtjes së atdheut dhe pastaj çdokush, madje edhe njerëz me qëllime të këqija, mund të vijnë në SHBA?»

Debakli i Trumpit me dekretin e tij filloi para vendimit të gjykatësit. Urdhri ishte përgatitur në mënyrë diletante, shumë detaje qenë joprecize, mes qeverisë shumë gjëra nuk ishin sqaruar. Kësisoj, në aeroporte u krijua kaos – shoqëruar me demonstrues të zemëruar, me protesta të partnerëve të huaj dhe me shkarkimin e ushtrueses së dytyrës të ministres së drejtësisë.

Sulmi i Trumpit kundër gjykatësit ka rritur shqetësimet se ai mund të injorojë ndarjen e pushteteve. Pastaj SHBA-të mund të rrëshqasin në një krizë kushtetuese. Kongresmeni Adam Schiff dënoi deklaratën e Trump: «Ky i ‚ashtuquajtur‘ gjykatës është emëruar nga një i ‚ashutquajtur‘ president dhe është konfirmuar nga ‚i ashtuquajturi‘ Senat».

Profesori i drejtësisë në Harvard Laurence Tribe tha se sulmi i Trumpit kundër drejtësisë është paralajmërim shqetësues për të ardhmen. Sipas tij në 150 vitet e fundit asnjë president tjetër nuk e ka sulmuar personalisht një gjykatës. /tema/a.k

Next Post
Kryeministri kosovar: Do të gjejmë investitorë për Brezovicën

Kryeministri kosovar: Do të gjejmë investitorë për Brezovicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In