`Komisioni Hetimor për dy koncensionet në shëndetësi nuk arriti që të marrë dëshminë e Ilir Beqajt, ish-ministrit të shëndetësisë.
Mbledhja maratonë zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, por sërish nuk u gjet dakordësia mes palëve.
Ilir Beqaj gjatë gjithë kohës ka qenë në godinën e Kuvendit duke pritur.
Siç shihet edhe në këtë video, Beqaj në një moment i shoqëruar nga avokati i tij ka hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja dhe ka debatuar me deputetët e pakicës. Sipas këtyre të fundit ky është një akt i paprecedentë, “ku një dëshmitar që është nën arrest vjen dhe kërcënon deputetët”.
Pas këtij incidenti, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka urdhëruar largimin e Beqajt nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
/a.r