Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të lejojë thimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që sipas tij prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.
Në një postim në rrjetet sociale, lideri i demokratëve thotë se braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.
“Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, thekson Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Basha:
Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.
Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.
g.kosovari