• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej 10 vitesh të ngujuar nga gjakmarrja/ Kunati vrau një person se i shau fenë e familjen, 58-vjeçarja rrëfen: Burri me automatik ruante djemë…!

by Java News
09/06/2023 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt mes dy burrave në një lokal të Tiranës  para 10 vitesh solli dhe nisjen e gjakmarrjes mes dy fiseve. Viktima i kishte ofenduar autorit besimin fetar dhe familjen (nenën, motrën), ky i fundit kishte insistuar t’i kërkonte falje, kjo nuk ndodhi  dhe autori e vrau.

Autori u burgos por konflikti nuk u mbyll aty, dy familjet tashmë janë në gjak me njëra-tjetrën.

Prej 10 vitesh në gjak/ Kunati vrau një person se i shau fenë dhe

“Shqipëria Live” transmetoi ditën e sotme një intervistë me kunatën e autorit (gruaja e vëllait), e cila tregoi se si pas ngjarjes u largua nga qyteti i saj i origjinës për t’u shpërngulur në një fshat të një zone tjetër, në kushte tejet të vështira ekonomike.

Ndonëse gjakësi nuk ka tentuar asnjëherë të marri hak, ata vazhdojnë të ruhen pasi siç dhe ajo shprehet janë fajtor dhe është radha e tyre të marrin hak.
58-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve tashmë është bërë gjyshe dhe çdo ditë jeton me frikën e gjakmarrjes.

Prej 10 vitesh në gjak/ Kunati vrau një person se i shau fenë dhe

Djemtë e saj nuk janë kurrë në shtëpi, vinë dhe ikin pa lajmëruar. Burri del fshehurazi ndërsa për të punuar e kanë vështirë sepse askush nuk do të punësoj dike që është në gjak pasi nuk do ta vendosi veten e tij në rrezik.
Gruaja shprehet se jeton çdo ditë me frikë derisa meshkujt e shtëpisë kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Ëndërron që një ditë të arrihet pajtimi mes dy familjeve.

58-vjeçarja bën apel për ndihmë pasi ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe askush nuk i ka ndihmuar për këtë, ata jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike  65 mijë lekë.

Prej 10 vitesh në gjak/ Kunati vrau një person se i shau fenë dhe

Pjesë nga intervista:

Prej sa vitesh jeni në gjak?

Prej 10 vitesh jemi në gjak

Si nisi konflikti?

Kanë qenë në Tiranë, në lokal duke pi kafe. Ai i ka sharë fenë, nënën dhe motrën. E ka falur aty. Ka ik te shtëpia i ka thënë a më kërkon falje, ai i ka thënë jo, edhe më shumë. I ka thënë ulu në gjunjë e kërko falje, nuk e ka pas në mend për ta vrarë. Tre ditë pas ngjarjes ne morëm vesh për çfarë kishte ndodhur. Djemtë e mi ishin në arë me kalë dhe burri i ruante nga dritarja me automatik.

Gjatë këtyre 10 viteve, fëmijët janë rritur, ju jeni bërë gjyshe, a ka qenë e vështirë?

Shumë ka qenë. Nuk e di askush, përveç atyre që janë në këtë situatë. Nuk mundesh me dalë më burrin apo djalin me shëtit, pasi ke frikë.

I takon djemtë çdo ditë?

Jo. Nuk e di as kur vijnë dhe as kur dalin. Nuk tregojnë. Kanë punët dhe hallet e tyre, duhet me gjet nja kafshatë bukë. Nuk kemi asnjë të ardhur, marr 65 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike.

Ke frikë për nipërit?

Shumë

Jetoni të ndarë?

Po. Kam shumë mall për ta, i shoh shumë rrallë. Veç kur shkoj vetë me i takuar.

Keni kërkuar ju për tu pajtuar, keni dëshirë?

Gjëja më e bukur do ishte të pajtoheshim. Por sot nuk të pajton kush. Dikur ndërhynin burrat, por tani nuk ndërhyn njeri. Nuk kemi dashur tjetër gjë. I lutemi Zotit me më lënë shëndosh familjen time./m.j

Next Post
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Bie aksidentalisht nga kati i dytë, 6-vjeçarja në Tiranë transportohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In