Prefektja e re e Tiranës e ka fituar gradën e Kolonelit, më 3 shtator 2009. Vendimi i 652 i Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 19 mars 2013, i dha të drejtë asaj përkundrejt një udhri të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami në kohën e qeverisë “Berisha 2” për ta nxjerrë atë në “pension”.
Ish-komandante e Akademisë së Nënoficerëve “Thomson” paditi Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, për rikthimin në detyrë të saj, pas urdhërt nr.930, datë 27.05.2011 “Per daljen ne rezerve të oficereve aktive”, çka i mohoi të drejtën për të konkuruar për gradën pasardhëse, ate të “Gjeneralit”.
Jahollari ishte asokohe në detyrë Komandante e Akademisë së Nënoficerëve “ Thomson” detyrë të cilën e ka kryer për një përiudhë njëvjeçare ngas 1 maj 2010 deri më 27 maj 2011.
Jahollari e filloi karrierën si oficere, më 1 shtator të vitit 1980, pasi kreu Shkollën e Lartë të Bashkuar te Oficereve, pra 31 vjet karrierë ushtarake deri në lrimin e saj. Ajo ka qënë në periudhën 1 shkurt 2009 deri më 1 prill 2010, drejtore e Inspektimit te Pergjithsëm në Ministrinë e Mbrojtjes./tpz.al










