Në 13 shtator instutucionet e arsimit do të hapin dyert për nxënësit për këtë vit shkollor.
Për të shmangur trafikun apo probleme me furnizimin me energji elektrike e ujë të pijshëm Prefekti i Tiranës Sadi Vopsi ka thirrur përfaqësuesit e këtyre institucioneve për të garantuar marrjen e masave të nevojshme.
Në qarkun Tiranë, shkolla 9-vjeçare në Domje ka probleme me furnzimin me ujë të pijshëm.
Shqetësimi u raportua nga drejtoria rajonale e arsimit. Ndërsa policia e kryeqytetit garanoi marrjen e masave për sigrinë në shkolla dhe lehtësimin e trafikut në ditët e para.