• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prefekti i ri “shkund” drejtorët e Shkodrës: Asnjë nuk është i paprekshëm apo i pazëvendësueshëm

by Java News
05/04/2019 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prefekti i sapoemëruar i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri duket se e ka nisur me dorë të fortë detyrën e tij. Sot ai ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë drejtuesit rajonalë, ku iu ka kërkuar plan të detajuar pune dhe i ka bërë përgjegjës për çdo sukses apo dështim. Prefekti Pjetri nuk i ka kursyer kritikat ndaj secilit drejtor, duke iu thënë se asnjë nuk është i paprekshëm apo i pazëvendësueshëm.

Mbledhja në zyrën e prefektit Pjetri nuk zgjati shumë ndërsa secili nga drejtorët kanë marrë mesazhin e duhur për të përmirësuar punën e tyre sidomos në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. Pas mbledhjes, Pjetri ka sqaruar dhe se çfarë ka kërkuar nga drejtorët.

“Sapo përfunduam një takim me drejtorët vendorë, drejtorët rajonalë të qarkut Shkodër. Fokusi i punës tonë dhe detyrat kryesore që ne iu lamë sot drejtorëve rajonalë ishte përgatitja e një plani të detajuar pune nga secila drejtori rajonale. Pasi ne shumë shpejt do të përballemi me sezonin e ri turistik dhe çdo drejtor rajonal në qarkun Shkodër është i detyruar tashmë të përgatisë një plan të detajuar pune me afate konkrete kur do realizohen dhe personi përgjegjës për këtë plan do të jetë drejtpërdrejt drejtuesi i drejtorisë rajonal në mënyrë që përgjegjësia të shkojë tek drejtori. Ky ishte fokusi kryesor i takimit tonë të sotëm”, tha Pjetri.

Ai deklaroi se një pikë tjetër që u diskutua me drejtorët rajonalë është kryesisht për zyrat e shërbimit.

“U urdhëruan menjëherë që çdo drejtori rajonale të shtojë sportele në zyrat e shërbimit. Pasi tashmë ne presim një fluks të shtuar. Janë emigrantë që kthehen në vendet e tyre, qytetarë të shumtë që vizitojnë qarkun tonë shumë të bukur. Çdo zyrë shërbimi do të shtojë sportele në ofrimin e shërbimeve, sepse qytetari kur të vijnë në zyrat e shërbimit nuk duhet të presë gjatë për të marrë shërbimin e tyre, por shtimi i sporteleve do të jetë një vlerë e shtuar dhe shërbimi do të ofrohet në mënyrë të shpejtë te qytetari.
Iu bë e ditur të gjithë drejtorëve rajonalë që asnjëri prej tyre nuk është as i pazëvendësueshëm as i paprekshëm. Asgjë personale me asnjërin prej tyre, por thjesht secili drejtor duhet të marrë masa për përballimin me sukses të sezonit turistik verë 2019 dhe për ushtrimin e detyrave të tij funksionale. Fokusi jonë vazhdon është dhe do të jetë banori i qarkut tonë Shkodër”, deklaroi Prefekti Pjetri.

g.kosovari

Next Post
Putin udhëton me një pajisje manipuluese, kudo ku ai shkon çorientohet GPS

Putin udhëton me një pajisje manipuluese, kudo ku ai shkon çorientohet GPS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In