• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preçi apo Albina e Arbiola?

by Lorenc Vangjeli
05/03/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Lulzim Basha, kryetar i PD-së është i detyruar të bëjë zgjedhjet e tij. Eshtë i detyruar të tregojë që në opozitë modelin e ekipit të tij politik që do ta afrojë si ofertë të mundshme për qeverisjen e tij. Dhe duke shpresuar që të bindë shqiptarët edhe falë këtij ekipi. Për shembull, duke nisur nga e premtja, ligji për dekriminalizimin do ta pengojë atë që të listojë banditë në grupin parlamentar. Një ndalesë që formalisht u nis për Ramën dhe do të shërbejë edhe për Metën, Idrizin e të tjerë.

Basha duhet të tregojë emrat e tij sepse është mtonjësi i pushtetit përballë pushtetit që ai sfidon. Sa për të marrë një shembull tjetër, ai duhet të tregojë  listën e tij të Lezhës. Do të verë në të Preçin apo Albinën? Dhe në një model më të gjerë në të gjithë vendin: do të zgjedhë Preçin apo Albinën dhe Arbiolën. Dhe këtu nuk ka mundësi zgjedhje me “edhe…edhe…”, sepse ato janë tipologji përjashtuese të njëra tjetrës. Ato janë “ose…, ose…”, sepse bashkë këto modele nuk mund të rrinë së bashku, edhe një lirik si Preçi, edhe dy gra epike si Albina dhe Arbiola që i bëri të njohura lufta e vezëve.

I pari është poet, shkrimtar, gazetar, polemist dhe padyshim, një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë politike në vend në 25 vjetët e fundit. Preçi ka qenë një nga themeluesit e PD-së dhe të një partie tjetër tashmë të tkurrur e të harruar në peisazhin politik të vendit, Aleaca Demokratike. Deputet disa herë dhe me një lëvizje të disahershme nga e djathta në qendër dhe në të majtë të politikës dhe anasjelltas. Kjo është një nga detajet që i kujtojnë më së shumti Preçit kritikët e tij; shumë nga të cilët, në të vërtetë, do të linin pa mend edhe vetë lavjerësin me paqëndrueshmërinë e tyre.

Deri në pranverën e 2013 ishte mjaft afër me Edi Ramën. Kryetari i PS-së, në mënyrë të “pashpjegueshme”, sa më shumë po ndjente që i afrohej pushteti, aq më larg nisi ta mbajë Preçin, që shumë kush e konsideronte në atë kohë si një nga ideologët e rëndësishëm të së majtës socialiste dhe liberale. Divorci i tyre u bë publik diku nga pranvera e atij viti zgjedhor dhe Preçi u rikthye sërish në shtëpinë e tij të vjetër të së djathtës, duke u bërë edhe njëherë një nga njerëzit më të rëndësishëm të formulimit të aksionit opozitar të PD-së. E zuri këtë vend mbi të gjitha për një arsye kryesore: pavarësisht një mijë e një mëkateve që mund t’i numërojnë kritikët dhe cinikët, është një burrë i mençur. Pavarësisht kontrasteve të forta bardh e zi e dritëhijeve që ndajnë miqtë dhe kundërshtarët e tij, të gjithë bashkohen në gjykimin: është burrë i mençur!

Albina & Arbiola janë dy deputete të partisë demokratike. E para është zgjedhur nga lista e kësaj partie në qarkun e Lezhës, e dyta hyri si zëvendësuese nga lista e qarkut të Elbasanit. Ka shumë pak për të shënuar në biografinë e tyre politike. Të paktën media, e shkruar dhe vizive, e ka të vështirë t’i gjejë në arkivat e saj.

Me përjashtim të disa shpërthimeve të zonjës Albina në komisionin e Shëndetësisë.

Me përjashtim dhe të një letre “konfidenciale”, që zonja Arbiola ja dërgonte botuesit të gazetës TemA për të diskutuar pikpamjet e saj të ndryshme estetike me të. Në të vërtetë lexuesit e konsideruan të sajuar letrën që botuesi Baze publikoi sepse askush nuk e besonte që një deputete t’i ishte drejtuar atij publikisht me fjalët: “Sa poshtë që ke rënë Mero Baze…” duke i kërkuar hesap se ai zgjidhte për botim fotot më të shëmtuara të saj dhe se në të vërtetë ajo ishte më e bukur se sa dukej.

Të dyja deputetet u bënë të njohura në javën e shkuar në betejën e vezëve në parlament. Njëra sepse tentoi të godasë kryeministrin me letër të lagur dhe tjetra sepse ju sul gardhit të Gardës së Republikës që ndante deputetët e opozitës që protestonin nga tryeza ku ndodheshin antarët e qeverisë. Në darkën e të njëjtës ditë, kryetari i PD-së Lulzim Basha i konsideroi burrnesha dy deputetet e tij dhe duke marrë në mbrojtje njërën nga to për shkak të fyerjes hipotetike të Ramës ndaj saj. Burrneshë është një fjalë që në fjalorin bisedimor, tradicional dhe historik të shqipes merret si kompliment, por në kohën moderne, njerëz modernë e quajnë si kryefyerjen që mund t’i bëhet një gruaje.

Në momentin e parë u duk se Basha thjesht tentoi të diferencojë dhe të frymëzojë frymën e protestës në partinë e tij dhe në aksionin e tij opozitar. Por vetëm një javë më vonë, ai vetë dëshmoi tërësisht të kundërtën: delegacioni demokrat që do të takohej me Përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini përfshinte edhe Albinën, edhe Arbiolën. Normalisht, një zgjedhje e Bashës për portretin e PD-së sipas modelit të tij. atë që ka sot në mend dhe atë që nesër do t’ja prezantojë shqiptarëve si alternativë qeverisëse. Ndërkohë edhe Albina, edhe Arbiola, në protestën në bulevard kundër gjuhës së Ramës, e tejkaluan edhe atë vetë në përdorimin e pjesës së mbrapme të fjalorit të shqipes.

Të premten Parlamenti miratoi me shumicë dërmuese votash mbas një maratone të gjatë 30 orëshe një aksion të nisur që 15 muaj më parë për dekriminalizimin. Një përpjekje edhe ligjore që të ketë shumë më shumë filtra për të penguar hyrjen në parlamentin e nesërm të individëve me të shkuar kriminale. Dhe kjo është një fitore e qartë e opozitës që krijoi një kauzë, zgjodhi të luftojë dhe të fitojë për të. Pavarësisht sa të drejtë ka dhe sa e drejtë është mënyra e zgjedhur. Tani është momenti i modelit sepse sinjalet e para krijojnë dilema. Njëra nga to është që Basha, duhet të tregojë nëse e ka seriozisht zgjedhjen, zgjedhjet dhe modelin që do të zgjedhë: do të tentojë të “lypë” pushtet me fjalët e Preçit apo me vezët e Albinës dhe Arbiolës? Më saktë, kë do të zgjedhë: Preçin apo Albinën dhe Arbiolën? Do të zgjedhë VezoKracinë, siç ironizon Rama hapur apo do të jetë VezëVendosje PD-ja e nesërme, siç tremben fshehurazi brenda vetë PD-së?

Next Post

Këngëtarja shqiptare: Do bëja seks treshe me të dashurin e një femër tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In