Avioni Boeing 737 Max 8, i njëjti model me avionin që u rrëzua në Etiopi të dielën, nuk do të fluturojë më në Europë.
Vendimi u mor nga Agjencia për Sigurinë e Transportit ajror në Bashkimin Europian, e cila e pezulloi atë në të gjithë kontinentin.
Vendimi i agjencisë europiane erdhi fill pas hapit të parë që ndërmorën Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, që u pasua nga Irlanda, Austria dhe Italia.
Në tokë, deri në një urdhër të dytë, do të mbeten edhe 18 Boeing 737 të ‘Norvegian Air’. “Siguria e udhëtarëve tanë nuk duhet të vihet kurrë në diskutim”, njoftoi agjencia norvegjeze. (Panorama)