• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Precedenti “Doshi” dhe fillimi i fatit politik të Berishës e vetë të ardhmes së PD-së

by Java News
04/11/2021 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse situata politike do të ishte ajo e para do viteve më parë, shumë kush mund të lodhte trurin për të gjetur një lidhje të dukshme mes Tom Doshit dhe Sali Berishës përveç faktit se të dy ata kane qenë deputet të Kuvendit të Shqipërisë dikur edhe aleatë.

Sot, në një situatë krejt tjetër, fati i tyre politik lidhet ngushtë me një vendim.

Të dy ata janë shpallur “Non Grata” nga DASH dhe si për ironinë e fatit njeriu që është sulmuar më shumë nga Berisha vitet e fundit, do të përcaktojë edhe fatin politik të tjetrit, më së paku atë të mandatit të deputetit.

Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Para zgjedhjeve, ndaj tij, PD depozitoi zyrtarisht një kërkesë tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputete me argumentin e vetëm se ai ishte shpallur “non grata” nga SHBA.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë pasi ai është i dëbuar nga SHBA.

Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje”, thuhej në argumentin e Partisë Demokratike

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi lejimin e kandidimit të Tom Doshit me argumentin se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj shqiptar

“Në të gjitha rastet kur nga dokumentacioni i kandidimit, apo dhe nga të dhënat e tjera publike KQZ merr indice për hetim të thelluar ne do ta bëjmë për këdo kandidat. Ne do të fillojmë kur të jetë rasti do të bëjmë procesin e hetimit, së pari do kërkojmë informacione nga Prokurori i Përgjithshëm”, u shpreh atë kohë Celibashi.

Dhe hetimin e thelluar Prokuroria e ka bërë.

Organi i akuzës  i ktheu përgjigje KQZ-së të enjten e 4 nëntorit, por pa specifikuar nëse dispononte të dhëna shtesë për Tom Doshin edhe pse ky i fundit është dorëhequr.

“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar të po këtij ligji”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Rasti “Doshi” dhe përgjigja që do të japë KQZ-ka (nëse organi i akuzës ka të dhëna shtesë për deputetin e dorëhequr), mund të shërbeje si precedent konkret për një tjetër rast, Sali Berishën i shpallur “non grata” më 19 korrik i këtij viti.

Qysh prej shpalljes së këtij vendimi, Sali Berisha ka deklaruar se ai nuk ka asnjë dosje në prokurori, ndaj tij nuk ka asnjë fakt konkret apo prove, duke vënë para faktit të kryer edhe organet e drejtësisë

Por precedenti “Doshi” në fakt mund të shërbejë për këdo që synon të përcaktoje fatin politik të Berishës apo edhe e kundërta të sheshojë mos marrëveshjet me disa artifica të tilla ligjore.

Së pari; kushdo  mund të bëjë kërkesë në KQZ për Sali Berishën e shpallur “non grata” pas zgjedhjeve.

KQZ-ja do të veprojë si në rastin “Doshi”, pra do të kërkojë informacione shtesë nga organi i akuzës, sa kohë që Berishën e ka lejuar të kandidojë me ato informacione që ata kanë për të.

Dhe më pas është organi i akuzës, (që ndryshe nga KQZ-ja), mund të kërkojë informacione jashtë vendit, qoftë edhe në SHBA për dosjen “Berisha”; rruga më e lehtë për ta futur rastin “ Berisha” në hullinë ligjore atë që askush sot nuk e merr përsipër më së paku për të vendosur fillimisht për mandatin e tij, në situatën më delikate ne te cilen ndodhet PD.

Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes se ky rast mund të nxjerrë po aq “pastër” figurën e tij, së paku nga pikëpamja proçeduriale e mandatit, një rrugë që ata që i kanë letrat në dorë por edhe llogaritë politike mund ta shfrytëzojnë për do pakte të fshehta që do të paracaktonin shumë më shumë sesa vetë fatin e Berishës, të ardhmen e PD.

Dhe kjo mund të kuptohet shumë shpejt… “11 Dhjetori” i Berishës nuk është larg…/Si/m.j

Next Post
Dhuna ndaj të miturve/ Shqetësim i Zyrës së Komisionerit mbi aktivitetin mediatik: Mos publikoni detaje!

Dhuna ndaj të miturve/ Shqetësim i Zyrës së Komisionerit mbi aktivitetin mediatik: Mos publikoni detaje!

Comments 4

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Plaku i vicidolit eshte ndytsire komuniste i pa nreqshem,fale asaj qe ne vendin tone nuke funksionon asnji istitucion plaku tallet me shqiptarte e varfe

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ku i merre plaku parate qe paguan per foltoren,pse nuke shqetsohet asnji istitucion per kto para,pra plaku barbare ska lene gje pa plackitur,para e pasuri te pa tundeshme.

    Reply
  3. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    ta gezoni komunistin e vetem te rajonit,vrasesin e me shume se te 3500 shqiptarve,shkoni pase tije se se shpejti ju helle ne kanal te ujrave te zeza

    Reply
  4. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    komunistat e spiunte nuke kane ndjenja njerzore,ata jane hajdute e vrastare,e keni faktin pa syve nuke shihni,syte nuke ju bejne drite.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In