• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj: Renditja ime i pesti në Lezhë një lapsus, duhej të isha i katërti

by Java News
29/05/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publicisti dhe kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, deklaron se lista e hartuar nga Basha është basti i tij personal për të cilën ai mban përgjegjësi të plota.

Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj shpjegon edhe lapsusin me vendndodhjen e tij në listë. Megjithatë, Zogaj thekson se asgjë nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij ndaj Lulzim Bashës veçse nëse ai tërhiqej nga projekti politik që ka nisur.

Kandidati i PD-së për qarkun e Lezhës komenton edhe mungesat e emrave të njohur të PD-së në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale

Zogaj, në listat që PD publikoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ju rezultonit i pesti në qarkun e Lezhës, por që nuk e konfirmuat këtë renditje. Si është e vërteta e kandidimit dhe renditjes suaj në Lezhë dhe a janë lëkundur marrëdhëniet tuaja me PD dhe Bashën, siç ka ndodhur këto dy-tri ditë me personalitete të tjera të PD?

Që ta nis nga fundi, as që më shkon ndër mend të ndryshoj qëndrimet mbështetëse ndaj Bashës, PD-së dhe opozitës për shkak të listës. Pavarësisht ndjeshmërive të larta që ngërthen ky moment në botën e politikës. Marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin apo ndërpriteshin fare vetëm nëse ai do të tërhiqej nga projekti i gjerë i demokracisë pjesëmarrëse dhe zgjedhjeve të lira, që përbëjnë thelbin e ndryshimit që ka thirrur në skenë koha e re e Shqipërisë; do të ndërpriteshin veç nëse, larg qoftë, do të ndodhte një thyerje në marrëdhëniet e PD-së me SHBA, një tërheqje apo shmangie nga ëndrra europiane, çfarë as ka ndodhur, as ka për të ndodhur. Për të ardhur te tema e nxehtë e listës, marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin vetëm nëse ai dhe PD do të kishin kohë për t’i renditur kandidatët me votë të fshehtë të anëtarësisë (me primare) dhe nuk do ta bënin. Por ne e dimë se kjo u bë e pamundur kësaj radhe për shkak të protestës tremujore për zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet për vendin sigurisht që kanë rëndësi shumë më të madhe se zgjedhjet brenda partisë. Kur nuk i arrin dot të dyja, do të fokusohesh te më e rëndësishmja. Por zgjedhje me primare nuk bëri dot në kohën e mbetur as Koço Kokë- dhima me lëvizjen e tij “Zgjidhja”. Sepse të gjithë proceset hynë në mungesë kohe. Për të gjithë. Kjo është e vërteta. Të shpresojmë se, siç e tha vetë Basha, kjo është hera e fundit kur listën e bëjnë kryetarët.

Po e vërteta e kandidimit tuaj?

Më kanë thënë se ishte një lapsus. Një çrregullim numrash nga renditja për shkak të marrëveshjeve me aleatët.

Kush jua ka thënë, Basha?

Të parët ma thanë bashkëpunëtoret e tij me të cilët është konsultuar, me sa kuptova, për listën e Lezhës. I katërti, i pesti, i pesti, i katërti… Janë numra beteje për të luftuar në grup, nuk janë numra peshqeshi. Mua kjo më pëlqen. Sukseset e mia në politike janë të lidhura me sistemin maxhoritar. Me listat nuk kam pasur fat asnjëherë. Dhe le ta kuptojnë tani edhe shumë lexues, ndjekës, dashamirës apo edhe kritikë të mi, që më kanë komentuar shpesh këto vite: unë përpiqem të zhvilloj qëndrime, kauza dhe aspak t’u bëj fresk e t’u futen në gji shefave për interesa të vogla. Njerëzve të Bashës u kam thënë një gjë: nëse më doni në listë, mendoni për maksimalizimin e votës përmes meje, duke shfrytëzuar faktin se unë kam një marrëdhënie pozitive me zgjedhësit e lëkundur të zonës gri. Në maxhoritar këta zgjedhës më kanë votuar gjithnjë duke e ditur se vota e tyre shkon për mua. Në sistemin e sotëm, besoj se do t’i motivoja duke luftuar për një numër beteje të mundshëm për t’u fituar./a.ç

 

Next Post
Edhe vëllai i sulmuesit të Mançesterit planifikonte vrasje, shënjestra i dërguari i OKB-së në Libi

Edhe vëllai i sulmuesit të Mançesterit planifikonte vrasje, shënjestra i dërguari i OKB-së në Libi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In