• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

by A R
04/12/2025 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kemontoi foltoren e nisur nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti me mbështetësit e PD-së. Zogaj renditi 4 mesazhe që vijnë për PD-në nga këto takime dhe u shpreh se Berisha nuk ka nxjerrë mësime nga historia e vet në krye të PD-së gjatë këtuyre 35 viteve.

“Unë mendoj se kjo që bën Alimehmeti dhe disa të tjerë, Saljani, gjithashtu disa më të votuar, ishte një gjest për mendimin tim një gjest që ka brenda dhe pak provokim, por provokim pozitiv.

Që kishte nevojë ose ish u thirr, u mblodh për të dhënë disa mesazhe për mendimin tim.

Një mesazh ishte që këta si më të votuarit duan t’i japin mesazhin e respektit për zgjedhësit dhe për votën si themel i demokracisë, dhe ka të drejtë e Zotit ta bëjnë këtë.

Këta nuk mund të presin pa fund, s’po ndodh asgjë, se këta janë votuar. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se të pavotuarit, ndaj zgjedhësve, pra ky ishte mesazhi i parë që mendoj unë është pozitiv.

Mesazhi i dytë, këtë mendoj unë se është se këta kërkojnë, kundërshtojnë, ndarjen e njerëzve të elitës së Partisë Demokratike në dy grupe, në patricë, si e kam thënë, dhe në plebej. Patricë janë ata që as votohen, as në parti, as në popull dhe plebej janë këta që votohen, edhe në parti, edhe në popull t’i çojnë votat për këta.

Dhe kanë arsye ta bëjnë këtë, janë në drejtën e Zotit, sepse në analizë të fundit, në grupin parlamentar të Partisë Demokratike kanë hyrë shumë pak.

Më duket se ka hyrë, nuk e di sa vetë kanë hyrë nga këta që 6 mos gabohem, të gjithë pra në shkallë vendi kanë hyrë gjashtë, në Tiranë ka hyrë vetëm 1.

Pra, këta që janë më të votuarit janë minorancë e minorancës brenda. Do të thotë se në thelb lista ka qenë e mbyllur dhe ka ngelur e mbyllur. Dhe këtë, po të mos bënin dhe këtë, këtyre haram u qoftë vota pastaj, që kanë marrë nga zgjedhësit.

Një mesazh tjetër që tha pak a shumë edhe Alimehmeti ka të bëjë me rinovimin e Partisë Demokratike.

Më të votuarit janë në drejtën e tyre, pra po them në drejtën e Zotit për t’i thënë partisë që ne jemi më të pranueshëm nga ata që s’kanë guxuar të votohen.

Pastaj, që këta patricë që i quaj unë, nuk i përfshiu as në primare. Pra, i mbrojti nga vota popullore dhe nga vota e partisë. Këta që janë votuar, sigurisht që nuk mund të jenë indiferent ndaj këtij diskriminimi që nuk e kemi parë ndonjëherë.

Dhe mesazhi i katërt mendoj unë që është prapë pozitiv ka të bëjë me shkundjen e kësaj partie dhe i ka dhënë efektet, sepse kjo që po ndodh tani, këto zhvillime pas takimeve të tyre, nuk mund t’i analizojmë pa qënë të lidhura me gjestin që bënë këta. Partia Demokratike kurrë nuk ka bërë analizë serioze për humbjen e zgjedhjeve në lidhje me faktorët e brendshëm, pra sa herë i ka humbur dhe i ka humbur shumë, gjithmonë është fokusuar tek vjedhja tek Edi Rama, Fatos Nano dikur, tjetri dikur. Asnjëherë nuk është ndalur seriozisht për të parë nëse kishim ne ndonjë problem, ndonjë defekt.

Tani, reagimi i Berishës për mua është në reminishencë dhe jam i çuditur, pafundësisht i çuditur se si ky njeri nuk ka nxjerrë mësime nga historia e vet”- tha Zogaj.

Next Post
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In