• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj: Ç’më tha Kadare një ditë para ikjes në Francë

by Java News
15/11/2016 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ca vargje poezie, Kadare u kumtoi dy miqve të tij se do të largohej përgjithmonë nga Shqipëria, në vitin 1990. Poeti e publicisti Preç Zogaj e kujton fare mirë ditën përpara se shkrimtari Ismail Kadare të largohej, për të kërkuar azil politik në Francë. Këto kujtime ai vendosi t’i ndajë dje mes kolegësh, mbledhur rreth një tryeze të rrumbullakët për nder të Kadaresë. Ky ishte viti i shkrimtarit Ismail Kadare dhe Panairi i Librit nuk mund të mos bëhej pjesë e kalendarit të gjatë të aktiviteteve që u zhvilluan gjatë gjithë vitit, për nder të shkrimtarit.

Sigurisht nuk mund të mjaftohej vetëm me praninë e librave të autorit në stendën e shtëpisë botuese “Onufri” dhe posterit gjigand që fton vizitorin pranë saj. Ishte pikërisht Departamenti i Letërsisë i Fakultetit të Histori- Filologjisë në Universitetin e Tiranës që zhvilloi dje një Auditorium, kushtuar Kadaresë.

“PRIMUS INTER PARES – Monumenti letrar i Ismail Kadaresë në sytë e sivëllezërve të vet” dhe “Shkrimtarët për shkrimtarin në hapësirën shqiptare” kishte mbledhur studiues të letërsisë, shkrimtarë e kritikë.

Ndryshe nga të tjerët, Zogaj vendosi të ndajë një kujtim të 25 viteve më parë. “Kam pas rastin të shkruaj shpesh për Kadarenë në media. Si krijues, lexues dhe njeri jam përpjekur të përmbledh efektin Kadare tek unë dhe gjithë gjenerata e viteve ’80 me një fjalë. Të gjithë i detyrojmë përndritjen në jetën tonë të zymtë, një përndritje që e ka dhe sot. Kjo përndritje s’kishte të bënte me realitetin e kohës, por krijonte e një real tjetër, qoftë ai arbëror, paraarbëror dhe konkurronte me atë që ne jetonim. Kam qenë dëshmitar i një momenti social në jetën e Kadaresë, si shkrimtar dhe intelektual, atë të largimit në 1990 dhe do të doja të evokoja dy episode nga ky largim domethënës dhe të mos flas për libra, për të cilët mund të kem shkruar më herët”, shpjegoi arsyen pse vendosi të ndajë me të pranishmit këtë moment.

“Një ditë para largimit, duke qenë përgjegjës i prozës së shkurtër në shtëpinë botuese ‘Naim Frashëri’, kisha firmosur botimin e vëllimit ‘Ëndrra mashtruese’, ku ishte përfshirë dhe ‘Piramida’. Ai ishte i gëzuar që ne gjoja s’e kishim kuptuar nëntekstin e veprës së tij dhe ai bënte gjoja sikur nuk e kishte shkruar për piramidën, muzeun e Enver Hoxhës. Na ftoi për kafe, mua dhe një shok tjetër. Jemi ulur te hotel ‘Dajti’ dhe kur ishim aty, Kadare nxjerr nga xhepi një letër ku ishte shkruar poezia ‘Koha e pamjaftueshme’. Kjo poezi ishte botuar në ‘Ftesë në studio’ dhe unë e miku im e kishim lexuar, po u hoqëm sikur nuk e kishim lexuar. Ai na tërhoqi vëmendjen te strofa e fundit”, tregon Zogaj.

Dhe ishin pikërisht ato vargje që i bënë të kuptonin Zogajt dhe Agim Isakut se këtë herë ai nuk do të kthehej, aq më tepër që familja e tij tashmë ndodhej jashtë. Dhe me këtë kumt ata morën rrugën drejt shtëpisë së Ismailit dhe pikërisht aty ku do të ishte kufiri i ndarjes. Kadare do t’u tregonte se si dikush i kishte folur një ditë në rrugë: “Shoku Ismail, çfarë po bën, populli po pret një hap të madh nga ti”.

E ndërsa rrinte në këmbë përpara ndarjes dhe sillte në mendje atë moment, Kadare dukej sikur i fliste njeriut që i kishte folur, me mirësi a ligësi, çka nuk e ndante dot.

“Mirë mo mirë, po pse nuk digjesh ti me benzinë para Komitetit Qendror dhe i pret nga unë që bëra çfarë munda me librat e mi”, kujton Zogaj fjalët e Kadaresë, i cili do të shtonte më pas se ai tashmë po e bënte hapin e madh, po largohej, por edhe se Shqipëria do të kalonte ditë të vështira.

“Këtu do të shpërthejë gjirizi. Do të vërsulemi të bëjmë pis njëritjetrin, do jetë e padurueshme”. Dhe kështu u ndanë dhe ata e mbajtën mes tyre këtë ditë, derisa “Zëri i Amerikës” do të njoftonte lajmin e largimit të shkrimtarit, e që do të ishte një e parathënë për ndryshimet që do të vinin më pas.

KOHA E PAMJAFTUESHME
S’kam kohë të harroj shumë
gjëra
Që nga mendja t’i nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkreptimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet
po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem te varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këtë peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje
poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu
tragjik,
Një shenjë ndoshta të
pakuptueshme
Do t’u bëj të gjithëve e do ik.

ma.me

Next Post
Erion Veliaj: Ky kënd lojërash do jetë dhurata e Vitit të Ri për fëmijët

Erion Veliaj: Ky kënd lojërash do jetë dhurata e Vitit të Ri për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In