• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prballja me Moskën/ Mediat italiane: NATO po synon të ngrejë baza detare në Shqipëri!

by Java News
03/05/2018 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane shkruajnë për mundësinë e instalit të bazave të NATO ose të SHBA në Shqipëri, pas një vizite që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi në SHBA. Sipas tyre, Xhaçka ofroi mundësinë që në vendin tonë të ngrihet një bazë ushtarake e NATO ose SHBA, gjë që në fakt është mohuar dje nga ministrja.

Revista “Formiche” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje dhe sipas saj, SHBA po jep sinjale se nuk është e kënaqur me situatën politike në Itali, ku ndodhet baza kryesore e NATO-s në këtë rajon.

Sipas saj, qeveritë aty po ndryshojnë shpesh dhe SHBA po hedh sytë në vende të tjera për të ngritur baza ushtarake, ku vëmendja është drejt Shqipërisë.

“Teksa Moska vazhdon tentativat për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor dhe për ta larguar atë nga sfera e influencës së Perëndimit, vende si Italia nën tensionet pas-elektorale kanë ende dilemat e tyre në lidhje me aleancat ndërkombëtare.

Një nga vendet që e ka bërë të qartë zgjedhjen e saj është Shqipëria, një orientim i konfirmuar nga vizita e ministres Olta Xhaçka në Pentagon, e pritur nga sekretari James Mattis, i cili e mbushi me lavdërimet atë dhe vendin e saj. Shqipëria është anëtare e NATO nga viti 2009 dhe sot dëshiron të konsolidojë lidhjet euro-atlantike me një bazë amerikane ose të NATO në vend”, thuhet në shkrim.

Sipas artikullit synimet e NATO duket se janë drejt bazave detare. Më tej deklarohet se në takimet në SHBA, Xhaçka është pritur shumë ngrohtë. “Në takimin me Mattis, Xhaçka e ftoi të merrte në konsideratë Shqipërinë si vend kontakti në rajon, duke shtuar se “ne kemi disa ide mbi vënien në dispozicion të tokës sonë hapësirës ajrore e bazave detare, si në mënyrë bilaterale ose nëpërmjet NATO”.

Konkretisht ministrja mendon për krijimin e një baze ushtarake të bashkë-menaxhuar nga Shqipëria e SHBA, ose në sferën e një baze detare të NATO”, thuhet më tej.

Në artikull tregohet se vendosja e një baze ushtarake në Shqipëri do të dëmtonte Italinë.

“Gatishmëria e Shqipërisë si platformë për operacionet ushtarake të NATO nuk kufizohet në përforcimin e gatishmërisë ushtarake perëndimore në Evropë, por dhe do të ndihmonte në evitimin e hezitimeve nga vende të tjera si Italia, ku influenca e SHBA është shpesh objekt debati politik”, thuhet në artikullin, i cili mban titullin: “Kambana alarmi! Mungesa e seriozitetit të politikës italiane vë në dyshim rolin e vendit në aleancat ndërkombëtare. Ministrja shqiptare kërkon në Pentagon baza të NATO”.

Pra artikulli kërkon të tregojë se NATO dhe SHBA nuk është i kënaqur me Italinë si takon marrëdhënieve mbi bazat ushtarake dhe tani si alternativë po shihet Shqipëria. Megjithatë ministrja ka sqaruar se ajo thjesht ka bërë një ofertë dhe është vendimi amerikanëve të vendosin.

Next Post
Saimir Tahiri fshikullon Ramën: Visho Ajazi ishte ushtar i Berishës, turp që është ambasador në NATO

Saimir Tahiri fshikullon Ramën: Visho Ajazi ishte ushtar i Berishës, turp që është ambasador në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In