• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat PS- PDIU, negociatat e Idrizit me Ramën për poste ministrore

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka forcuar ditët e fundit pozitat e saj në koalicionin qeverisës. Partia që përfaqëson edhe komunitetin çam në Shqipëri ka rritur përfaqësimin e saj në nivelin e lartë qeverisës, ku pritet të marrë dhe një post ministri, por dhe me zëvendësministër dhe disa drejtorë të rëndësishëm Dje u bë publik lirimi nga detyra i drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Gjet Ndoj, një aleat i socialistëve në zgjedhjet e 2013­s, për t’ia dhënë këtë drejtori PDIU­së. Dr. Ardit Bido, anëtar i forumeve drejtuese të PDIU­së, është prezantuar dje në krye të arkivave të shtetit nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.

“Panorama” shkruan se për PDIU-­në po përgatitet dhe një post në Qeveri dhe negociatat po zhvillohen për Ministrinë e Kulturës. Të njëjtat burime thanë se kjo parti do të ketë dhe një zëvendësministër në kabinetin Rama.
Pak ditë më parë, Kryeministri Rama, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Facebook, përforcoi faktin se koalicioni qeverisës PS-LSI tashmë ka edhe një anëtar tjetër.

“Njerëzit e kërkojnë dhe e meritojnë një përgjigje dhe së shpejti, ne do të ulemi në tryezën e koalicionit dhe do të diskutojmë projektin e 4­ vjeçarit të ardhshëm, në mënyrë të hapur, krejtësisht konstruktive e në mirëkuptim të plotë dhe do të vendosim se si do të paraqitemi përpara shqiptarëve për mandatin tjetër. Sot, koalicioni ka edhe një komponent të ri, PDIU­në. Ashtu sikundër, përtej të gjithave, koalicioni ka një mbështetje të gjerë në territor”, u shpreh Rama.

Drejtoritë
Përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, PDIU do të ketë dhe postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ku postin tjetër të nëndrejtorit e mban LSI-­ja. Ajo ka marrë po ashtu dhe drejtoritë rajonale të Tensionit të Lartë të OST-­së për Jugun dhe Veriun e Shqipërisë. Por shtrirja e saj në
administratën e lartë prek dhe nivele më të ulëta. PDIU do të drejtojë Doganën e Durrësit, Drejtorinë e Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në Tiranë, por dhe zyrën e ALUIZNI­t në Tiranë për zonat rurale.

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës, ku PDIU ka një mbështetje të madhe duke kontrolluar Këshillin Bashkiak, e kanë nxitur më shumë Kryeministrin që të shpejtojë përfshirjen e kësaj partie edhe më gjerë në administrimin e maxhorancës. Përfaqësues të lartë të saj, duke përfshirë deputetin Aqif Rakipi, janë të instaluar prej ditësh në Dibër për të mbështetur kandidatin e PSsë për këtë bashki, Muharrem Rama.

Bashkëpunimi me Partinë Drejtësi, Unitet dhe Integrim ka nisur me reformën territoriale administrative, kur maxhoranca pranoi propozimet e bëra nga kjo parti për hartën e re të bashkive. Më pas bashkëpunimi i tyre u shtri në zgjedhjet e 2015 për pushtetin vendor, ndërsa gatishmëria e PDIU­së për të votuar Reformën në Drejtësi duket se konsolidoi edhe më shumë bashkëpunimin me PS­-në dhe Kryeministrin Rama.

Nuk kanë qenë të pakta daljet publike në Kryeministrit Rama, por dhe kryetarit të Kuvendit Meta me kreun e PDIU­së dhe deputetëve të saj. Por mësohet se për ndryshimet më të fundit në nivelet e larta të administratës, kryeministri Rama është konsultuar dhe me bashkëkryetarin e koalicionit, Ilir Meta.
Ata patën dy ditë më parë një drekë pune mes tyre që ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa komenti i kreut të kuvendit për të nuk i prekte çështjet e koalicionit.
“Jemi takuar për inaugurimin e stadiumit të Shkodrës dhe për ndeshjen me Marokun”, tha Meta. I pyetur për koalicionin, ai la të kuptonte që koalicioni nuk ka qenë ndonjëherë në diskutim.

ma.me

Next Post
Shkodër/ Transportonte cigare kondrabandë prangoset nga policia 54-vjeçari 

Shkodër/ Transportonte cigare kondrabandë prangoset nga policia 54-vjeçari 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In