• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Mustafaj: Basha e do që të justifikojë humbjen!

by Java News
21/09/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-deputeti i PD dhe ish- ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, ka komentuar debatin mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Mustafaj tha se reforma zgjedhore ka qene prej kohësh një rekomandim i OSBE, por ka munguar vullneti politik për ta realizuar. Ai tha ndër të tjera se Rama e do Reformën Zgjedhore pasi është rekomandim i OSBE, por edhe Basha e kërkon, pasi do të justifikojë humbjen e zgjedhjeve.

“Reforma e zgjedhjeve ka qenë rekomandim i OSBE-ODHIR. Kam pasur mendimin se sa reforma zgjedhore janë zhvilluar në Shqipëri, problematika që buron nuk është rrjedhimi i ligjeve, por edhe këtu problematika e reformës zgjedhore buron nga vullneti politik. Replikat mes dy liderëve politikë janë për të krijuar lajm. Pasi Rama është dakord për reformën se është rekomandim i OSBE, por edhe Basha është dakord për të justifikuar humbjen katastrofike në zgjedhje”- tha Mustafaj, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndër të tjera, ish deputeti demokrat tha se si Rama dhe Basha kërkojnë të njëjtën gjë dhe thelbi nuk preket, pasi ligji është i barabartë për të gjitha palët politike.

“Ne nuk shohim një version të ri të paraqitur nga palët. E vetmja gjë që thotë Rama është që t’u japim mundësi emigrantëve të votojnë, ndërsa Basha kërkon votimin elektronik. Pra thelbi nuk preket. Ligji është njësoj për të gjitha palët politike. PS dhe PD nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit. Abstenimi kaq i madh në këto zgjedhje nuk është një gjë që duhet shpërfillur”- tha Mustafaj.

Ndërsa duke komentuar debatet e fundit që po behën lidhur me ligjin e mbetjeve Mustafaj është shprehur se:

“Unë kam qenë shumë dakord me një shprehje të Ramës, kur ishte në opozitë dhe thoshte që të pastrojmë një herë Shqipërinë dhe pastaj shohim”.

ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte 22 shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com