• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prapaskenat e raportit, a po e sponsorizon OSBE Lulzim Bashën duke goditur Berishën?

by
15/09/2015 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prapaskenat e raportit, a po e sponsorizon OSBE Lulzim Bashën duke goditur Berishën?

 Pak ditë më parë mediat online publikuan një raport konfidencial të hartuar nga OSBE. Raporti në fjalë ishte hartuar, duke u bazuar në raportimet e mediave në vend apo edhe lajmeve që kanë qarkulluar, por të pa konfirmuara, ndërsa pjesë e tij ishin emrat e politikanëve kryesorë në vend. Raporti përmendte emrat e kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe të disa deputetëve të Kuvendit. Në raport listoheshin akuza të forta për politikanët e përmendur, por ajo që bie më tepër në sy është se në të mungonte emri i kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ka disa vite që është pjesë e politikës në vend, madje duke mbajtur edhe pozicione të rëndësishme. E ndërsa sipas OSBE-së, raporti ishte për përdorim të brendshëm dhe i bazuar në raportimet e medias, dyshimi rritet akoma më shumë, pasi për kryetarin e tanishëm të Partisë Demokratike ka pasur një numër të madh akuzash, kryesisht nga mediat e majta. Një ndër akuzat më të rënda ndaj tij ka qenë ajo për rrugën Durrës-Kukës, por edhe për “21 janarin” dhe për tenderët gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Ky mënjanim i Bashës nga raporti i OSBE-së është akoma më i dyshimtë, kur në të raportohen disa akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Berisha, por edhe ndaj dy liderëve të mazhorancës, Rama dhe Meta.

Ndërkohë që disa burime thonë që raporti mund të jetë hartuar nga bashkëpunëtorët e Bashës pranë OSBE-së. Aq më tepër që dje, gazeta zyrtare e PD­së, “Rilindja Demokratike”, hapej me shkrim kryesor, pikërisht raportin e OSBE­së, duke sulmuar deputetët socialistë dhe duke e bërë në këtë mënyrë të besueshëm si raport.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha me një letër të gjatë drejtuar ambasadorit të OSBE­së në Tiranë, e cilësonte si paçavure raportin.

“Ky raport paraqet nje lloj kolektori të ujërave të zeza, që kanë qarkulluar si akuza, kundërakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vetë, edhe thashetheme që nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe që, në tëerësi, janë bërë me gojë dhe me shkrim nga kundërshtaret e mi, në mediat e tyre, në kuadrin e një lufte politike”, shkruante Berisha.

E ndërsa Berisha e ka kritikuar ashpër këtë raport, deri tani Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë deklaratë ndaj tij, por ka përdorur gazetën e partisë.

Next Post

Rikthehet Sylvester Stallone me filmin “Creed”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

May 27, 2026
“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

May 27, 2026
Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

May 27, 2026
“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

May 27, 2026

Futjen e Shqipërisë në BE mund ta dështojë vetëm drejtësia

May 27, 2026
Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

May 27, 2026
Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

May 27, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

May 27, 2026
Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, detajet e para

Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, detajet e para

May 27, 2026
Përpjekjet për marrëveshje, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

Përpjekjet për marrëveshje, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In