• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e “Kuvendit” të Berishës: Ç’do të ndodhë me PD-në më 11 dhjetor

by Ylli Pata
01/11/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjatë kësaj kohe, si asnjëherë më parë në opinionin publik është harxhuar aq kohë me statutin e PD-së, sa nuk është bërë për 30 vjet me radhë.

Ngaqë asnjë nuk është marrë kurë me dokumentin themelor të PD-së, kur Berisha ka larguar, shkarkuar, shkrirë e ngrirë thuajse të gjithë figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike në 30 vjet.

Nejse, duke e lexuar, e konspektuar presje për presje është zbuluar se në atë dokument ka aq vrima, sa jo vetëm Sali Berisha që e ka drejtuar atë parti që nga 1991, por kushdo mund të futet brenda tyre për të hyrë e për të dalë sa herë të dojë.

Duke e nisur nga numri i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së: 7500 veta. Duket qartë se kemi të bëjmë me një miting, e jo me një forum pune, ku arrihet që një përfaqësi e gjerë të punojë, apo të zgjedhë struktura në një mënyrë normale.

Ku mund të mblidhen 7500 veta? Në Shqipëri të paktën nuk ka asnjë mundësi të tillë, përveç në ndonjë pallat sporti apo stadium.

Nga ana tjetër, vrimat e statutit të PD-së janë aq të mëdha sa i përket edhe mbledhjes së Kuvendit, saqë intepretimet mund të bëhen sipas mides së gjithsecilit.

Neni 43 i statutit të PD-së, është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”.

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër.

Në statut përcaktohet se: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

Një pikë në fund, që fut në mënyrë të qartë kryetarin e PD-së, si pjesë e procedurës për një vendim të rëndësishëm siç është thirrja jashtë radhës e Kuvendit.

E nuk ka si të mos jetë kështu; ngaqë kemi të bëjmë me një akt ku strukturat zyrtare të PD-së, edhe nëse e kontestojnë një kërkesë që vjen nga një numër i gjerë anëtarësh të Kuvendit, në fund do të duhet të zhvillohet një konfrontim i qartë mes palëve dhe koordinim për të arritur mbledhjen sa më të suksesshme të forumit më të lartë të partisë.

Përndryshe, nëse do të kemi vendime të njëanshme, ato ose kontestohen, ose nuk njihen.

Këtu jemi në një situatë absurd. Njerëzit e Berishës në televizione thonë se janë arritur të mblidhen 4 mijë firma të anëtarëve të Kuvendit, nga 7500 që ka i gjithë forumi.

Por këto firma, jo vetëm që nuk janë publikuar, por edhe nëse ndodh, askush nuk mund t’i vërtetojë se janë të rregullta, përveç strukturave të PD-së, apo strukturave që palët; pra Basha me Berishën si palë kundërshtare duhet t’i ngrenë të përbashkëta, për të arritur në një marrëveshje për forumin e lartë.

Ose ose, në këtë rast, si një instrument ligjor, do të duhet që çdo person që ka hedhur firmën, për të cilët Berisha pretendon se janë të vërteta, duhet ta bëjë aktin e formosjes përballë noterit, me një akt zyrtar me vulë të njomë e të thatë, që firma e tij i takon atij, e askujt tjetër.

Ndërkaq, shpallja e Berishës se “kam firmat” e do të “mbledh Kuvendin më 11 dhjetor” nuk është gjë tjetër veçse një puç i pastër.

Një puç tipik, nga ato që Sali Berisha ka kryer në të gjithë veprimtarinë e tij politike për 30 vjet, kur nuk i pëlqen një institucion e shpall atë të rrezuar.

Kështu ndodhi edhe më 14 shtator 1998, Sali Berisha, shpalli se “Fatos Nano nuk është më kryeministër” dhe dërgoi njerëzit e tij për të pushtuar selinë e qeverisë, atë të Kuvendit dhe për të shpallur në RTSH se ka marrë pushtetin.

Edhe me PD-në po ndodh e njëjta gjë. Gjatë revoltës së tij kundra Bashës në këto 2 muaj, Sali berisha nuk ka arritur që të kryejë asnjë veprim institucional për të rrëzuar vendimet që ka ndërmarrë kreu i PD-së apo kryesia. Nuk ka paraqitur asnjë ankesë zyrtare në organet që duhet të shqyrtojnë apo apelojnë vendimet e marra.

Nga ana tjetër, Berisha gjatë turit të Foltores, ku përveçse ka folur vetë, deklaratat e të tjerëve nuk kanë qenë fjalime, por thjesht ulurima, nuk ka arritur t’I marrë Bashës asnjë nga strukturat partiake, në mënyrë që kontestimi i tij të kishte bazë ligjore e statutore, pra një logjikë formale.

Në këtë rast, kur ka shpallur vetë datën, vendin, e orën e mbajtjes së “Kuvendit”, pa e dërguar të paktën formalisht në një forum partie, gjithçka është një puç i pastër.

Ky vendim i Berishës mund të kontestohet fare hapur nga çdo forum i PD-së, qoftë kryesia, kolegji i kryetarëve, apo Këshilli Kombëtar.

Këtë e di mirë qoftë Berisha, apo çdo mbështetës i tij, por sipas gjasave më 11 dhjetor do të zhvillohet një miting parallel i tij me atë të Lulzim Bashës, i cili do të përkujtojë themelimin e PD-së, pa Berishën.

Ish-kryetarit të PD-së, nuk i ka interesuar kurrë  që ta kontestojë Bashën brenda forumeve të PD-së, sepse nëse do ta bënte atë, e kishte kryer punën që në Kuvendin e Korrikut, apo të kishte kontestuar rizgjedhjen kryetarit të PD-së në fund të qershorit.

Por duket nuk e ka pasur fuqinë politike e mbështetjen për ta bërë një gjë të tillë. Ndaj ndërmorri një tur ku takoi të gjithë njerëz që janë më shumë matërial për Çanin sesa pjesë të strukturave të PD-së. E gjitha synon që ta mbajë pezull PD-në, në mënyrë që të shantazhojë Bashën që të arrijë në një marrëveshje për veten e tij. Siç ka bërë gjithmonë. Fakt është se deri tani, Lulzim Basha nuk po pranon që të bëjë marrëveshje, e këtu është drama më e rëndë e Sali Berishës…

TemA

Next Post
“Jo më radhë”/ Rama: Ankesat për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet në e-Albania

"Jo më radhë"/ Rama: Ankesat për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet në e-Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

June 29, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In