• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e Kuvendit / Deputeti i PD – Ramës: Ik ore b… q…

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike goditën dje me vezë dhe me topa letrash Kryeministrin Edi Rama, duke bllokuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të punimeve të Parlamentit.

Deputeti i PD-së, Bedri Hoxha e nxori nga corapet vezën dhe goditi kryeministrin.

Gjithçka u zhvillua në kaos e sipër dhe jo gjithçka u dëgjua nga transmetimet live në televizor.

Më poshtë keni debatin që shoqëroi kaosin në Kuvend që ka arritur të zbardhë Panorama:

Valentina Leskaj: Vazhdojmë seancën, nuk ka persona të regjistruar në projektligjin e masave të sigurisë…

Jozefina Topalli: O zonjë, më jep fjalën, dua të flas për procedurë.

(Deputetët e opozitës rrethojnë foltoren e Kuvendit, ngrenë pankartat “Jashtë kriminelët nga Parlamenti!”)

Jozefina Topalli: Mos u bëj me nerva, ti zoti Rama. Do të ishte më e ndershme që të ikte nga aty dhe të rrinte Armando dhe të gjithë Armandot e tjerë në vendin Kryeministrit… Nuk është faji i Armandos që vjen këtu, fajtori ka vetë një emër, ai është Edi Rama, i cili i ka fut këtu për të mbajtur peng dhe për të terrorizuar njerëzit.

(Deputetët e opozitës godasin tavolinat)

Gramoz Ruçi: Bjerini më fort, më fort… Po kujdes se mos vraç dorën. Akordoni pushim Parlamentit për t’iu kthyer normalitetit…

Jozefina Topalli: S’ka normalitet me kriminelë brenda Parlamentit.

Valentina Leskaj: Atëherë, 5 minuta pushim.

(Deputetët e opozitës vazhdojnë të godasin tavolinat në shenjë proteste)

Taulant Balla i bërtet Eduard Shalsit: O Shalso, ulu aty, lëri muhabetet se do të votojmë…

(Pas ndërprerjes së seancës, deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren)

(Deputetja e PD-së, Albina Deda godet Kryeministrin Rama me një top letrash të lagura)

Edi Rama-Albinda Dedës: O monstre, si e ke hallin?! Ku e fute që e ke lagur…

(Deputetja e PD-së, Arbjola Halimi, kërkon të çajë rrethimin e gardës)

Erjon Braçe: Kujdes se kap ndonjë gjë të fortë aty. Mos i fut duart…

Arbjola Halimi (bërtet): Qepe gojën, ore ti…

(Deputeti i PD-së, Bedri Hoxha, nxjerr nga çorapet një vezë dhe godet Kryeministrin, veza përplaset te ministrja Ermonela Felaj)

(Pas votimit Valentina Leskaj largohet me vrap, Bedri Hoxha nxjerr vezën e dytë nga çorapet dhe godet Edi Ramën)

Edi Rama: Ku je këtu, budalla…?! Je në terezi?!

Bedri Hoxha: Ik ore, b…q…

(Gent Strazimiri godet me vezë Kryeministrin, përplaset në mur, shoqëruesi i Ramës e mbron me çadër).

Next Post

Goal.com: Ja formacioni i javës në Europa League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In