• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e Kryesisë së PD, nga emërimi i drejtuesve të Qarqeve te braktisja e mbledhjes nga Baçi e Spaho

by A R
04/09/2024 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i dha fund pritjes së deputetëve duke zbuluar ekipin politik me te cilin synon të sjellë partinë demokratike në pushtët në kushtet e arrestit shtëpiak.

Flamur Noka dhe Edi Paloka do koordinojnë fushatën në te gjithë vendin në mungesë të liderit demokrat. Sali Berisha ka vendosur të bëjë lëvizje sa taktike po aq dhe politike ne qarqet e mëdha të vendit.

Luçiano Boçi u zhvendos në Shkodër, ndërsa Ervin Salianji, i cili fitoi zgjedhjet në Kavajë, është vlerësuar duke u vendosur në krye të qarkut të Elbasanit. Agron Gjekmarkaj u rikthye në Lezhë, aty ku PD fitoi në zgjedhjet e 2021.

Durrësi nuk pati surpriza u konfirmua Oerd Bylykbashi. Gazment Bardhi u largua nga qarku i Elbasanit për tu zhvendosur ne Fier ku spostoi Luan Baçin, i cili megjithëse pranoi vendimin e kryetarit braktisi mbledhjen e Kryesisë.

Qarku me më shumë mandate Tirana, iu besua Belind Këlliçit ish kandidatit humbës në betejën e kryeqytetit, ndërsa suprizoi emri i drejtuesit politik të Korçës Ivi Kaso, duke nxjerre jashtë loje Edmond Spahon i cili nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim që më parë e mori nga mediat.

Drejtuesit e tjerë nuk prodhuan surpriza, Trian Shehu nuk u lëviz nga Gjirokastra dhe Flamur Hoxha u caktua në Kukës. Për Tomor Alizotin nuk pati asnjë vend të lirë, ndërsa Eno Bozdo mori drejtimin e Beratit.

Bujar Leskaj mbajti Vlorën dhe Xhelalit iu plotësua dëshira për Dibrën. Ata të cilët mbeten të pakënaqura ishin anëtaret gra të Kryesisë. Edit Harxhi u habit teksa nuk dëgjoi se në listë nuk kishte asnjë drejtuese zonjë duke u shprehur e turpëruar që PD është kthyer në parti burrash.

Por Sali Berisha u mundua të ngushëllojë zemërthyerit duke i siguruar se vendin e sigurt në lista për momentin nuk e kanë as drejtuesit e politik pasi më parë duhet të kalojnë filtrin e primareve.

Berisha: Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e primareve.

Sali Berisha lajmëroi se PD do zbresë në rrugë duke shpallur të hapur stinën e protestave deri në realizimin e kushtit kryesor, qeveri teknike.

Top Channel /a.r

Next Post
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In