Nga Arlinda Guma/
Filmat e Xhanze Kekos duhet të ndalohen së shfaquri, – shkruante dikush në facebook. Ishte ky koment që më bëri të ulem e të shkruaj disa mendime rreth kësaj teme, që kohët e fundit ngacmon ndjeshmërinë e shumë shqiptarëve, përfshirë dhe timen. Më ndodh shpesh që kur lodhem prej rutinës së përditshme, të hap televizorin dhe të kërkoj ndonjë stacion ku shfaqen lma të vjetër shqiptarë. Dhe jo pak herë e kam kapur veten duke e pyetur:- Çfarë jam duke kërkuar në këta lma? Çfarë më ka humbur që mendoj se mund ta gjej vetëm këtu?
Por jo vetëm unë, besoj se kjo është një pyetje që shumë shqiptarë ia bëjnë vetes: – Pse na pëlqejnë kaq shumë lmat shqiptarë të para90-ës? Mos ka diçka të pashëndetshme në këtë pëlqesë? A nuk do të ishte e natyrshme që shijet tona t’u përkisnin realiteteve të tjera më të afërta?
Dhe përgjigjia sa vjen dhe bëhet më e vështirë po të kemi parasysh se këta lma tashmë kanë lluar të pëlqehen gjithmonë e më shumë edhe nga brezi që nuk e ka arritur socializmin. – Çfarë gjejnë atje këta të rinj që lmat e sotëm nuk e kanë? – Përse ata pëlqejnë realitete kaq të largëta që nuk i njohin? Në foto Xhanze Keko Për njëfarë kohe kujtoja se ia kisha gjetur përgjigjen kësaj pyetjeje. Ajo më dukej e thjeshtë: Në kohën kur i ndiqnim ato lma kemi qenë fëmijë, dhe sot kur i rishohim, i zmadhojmë vlerat e tyre artistike ngaqë duam të ripërjetojme emocionet e atyre kohëve. Fëmijëria në jetën e njeriut përgjithësisht mbahet mend si periudha më e bukur e jetës, dhe ne duam të provojmë sërish atë ndjesi.
Në pamundësi për ta rindjerë, për ta rikujtuar. Është si një lloj terapie, të cilës i veshim fjalën “pëlqesë”. Një pasqyrim emocional jo dhe aq korrekt i kujtesës sonë. Por nuk duket të jetë krejt kështu.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një anë e sipërfaqshme e efektit të këtyre lmave në pavetëdijen tonë. Përpara disa ditëve, me syrin e njeriut të letrave, po shihja lmin “Malet me blerim mbuluar”. Studioja skenarin e lmit, ndërtimin e karaktereve. Gjithçka ishte një përsosmeri.
Personazhe të shkëlqyer, temperamente të spikatura, të gdhendur mirë, secili në vendin e tij, të mbrujtur besueshëm me materialin jetësor. Nuk ka asnjë personazh në këtë lm që nuk qëndron mirë, madje edhe personazhet e roleve episodike bëhen papritur aq të rëndësishem në ato pak sekuenca që shfaqen. Skenari i këtij lmi është shkruar nga Dhimitër Anagnosti. Çdo herë që e rishoh këtë lm, mendoj se pikërisht te skena kur personazhi i Safa Ymerit i jep një shpullë të fortë të birit përpara se ai të ikë në luftë, është çasti kur ka lindur karakteri i jashtëzakonshëm i Abazit në lmin e ardhshëm të Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”. Abazi duket një zgjerim i natyrshëm personazhit të Safa Ymerit, por tashmë një personazh i ndërtuar në liri; një lm tronditës me një bukuri që sikur të tremb.
Në lmat e Anagnostit do të gjendet herë pas here një baba autoritar, i cili i jep një edukim spartan të birit, por që poshtë koracës së kësaj sjelljeje (sadiste për një publik të huaj që nuk e njeh mentalitetin e popullit shqiptar) fshihet një dashuri e madhe e pashfaqur për të birin. Filmi “Njeriu me top”, skenari i të cilit është ndërtuar mbi romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Dritëro Agolli, letërsia e të cilit, le ta themi pa shumë diplomaci, ka marrë dhe merr vazhdimisht lavde të tepruara prej institucioneve letrare, por çuditërisht atje ku ajo duhej t’i merrte të merituara këto lavde kjo nuk ka ndodhur; në ndërtimin e skenarëve bazuar në veprat e tij.
Në tipizimin e karaktereve. Sepse për të shkruar një skenar të mirë lmi them se duhet të njohësh jetën. Në një lm kjo është më e domosdoshme se në letërsi. Dhe Dritëro Agolli ishte një njohës i mirë i saj, ai dinte të mbrujtte bindshëm me tharmin njerëzor. Një nga arsyet pse personazhet e tij janë aq popullorë! Ndërkohë që një prej pyetjeve që i bëjmë shpesh vetes për lmat shqiptarë të pasnëntëdhjetës është:
–Çfarë u mungon këtyre lmave që ne i shohim me më pak entuziazëm? (me disa përjashtime të pakta por dinjitoze, edhe pse më duhet të theksoj se edhe këto përjashtime, së shumti temën e diktaturës trajtojnë.) Në periudhën e saj më autoritare, diktatura mori gurën e njeriut të drejtë, me integritet, dinjitoz, të papërkulur përpara vështirësive, dhe “ia veshi” gurës së “njeriut të ri” socialist, duke pretenduar se ishte ajo që e mbrujti. Thua se kjo gurë nuk kishte ekzistuar më parë.
Dhe menjëherë pas rënies së saj, shqiptarët, të veleritur deri në kockë me autoritarizmin, si kundërpërgjigje lluan të urrenin çdo lloj tipologjie e variacioni të kësaj gure, të këtij njeriu, sepse ky model u kujtonte diktaturën. Filluam të urrenim njeriun me parime (“njeriu parimor” – ishte një shprehje klishe e saj).
Filluam të urrenim punën vullnetare, pastrimin e rrugëve apo mjediseve rreth e rrotull pallateve apo shtëpive, thjesht e vetëm se këto ishin mjete të propagandës së saj ideologjike. Shqipëria u shndërrua në një mal me bplehra. Diktatura kishte rënë, por njëkohësisht ajo konrmoi se tashmë si njerëz të lirë ne nuk kishim asnjë je ndërgjegjeje për të parë të mirën e përbashkët përtej hundës sonë. Fjala “e përbashkët” na nervozonte. Filluam t‘i vëmë një mijë epitete të pakëndshme njeriut të drejtë e të ndershëm, thjesht e vetëm se ky njeri na kujtonte “njeriun e ri” që pretendoi se ndërtoi diktatura. (Ndërkohë që paradoksalisht kësaj duam të kryejmë Reformën në Drejtësi.
E si të mundim ta realizojmë këtë kur nuk kemi fare vlerësim për njeriun e drejtë?) Bashkë me fabrikat e asaj kohe minuam kështu edhe shumë modele, disa prej të cilëve ishin të hershëm dhe nuk ishin dhe aq të gabuar.
Dhe ç’mbeti më pas përveç një zbrazëtie të frikshme, të cilën po përpiqemi ta mbushim verbtaz me gjithçka që mundim? Foto nga lmi “Mëngjese Lufte” Por gura e njeriut me integritet nuk është pronë e diktaturës, ajo është universale, e pakohë, ajo nderohet dhe vlerësohet nga çdo sistem shoqëror.
Modeli i njeriut idealist, sakrikues i interesit vetjak për të luftuar për një rend më të mirë shoqëror është frymëzues në çdo sistem, në çdo kordinatë gjeograke të planetit. Dhe diktatura vetëm sa përdhosi atë. Duke e urryer vazhdimisht diktaturën, gjatë gjithë kohës së tranzicionit nuk kemi bërë gjë tjetër veçse jemi ruajtur foshnjërisht që njeriun e pasnëntëdhjetës të mos ta ndërtonim të ngjashëm me “njeriun e ri” socialist. Dhe kështu, duke u kompleksuar dhe duke censuruar veten pafund, ia mbërritem një rezultati të frikshëm; nuk ndërtuam asgjë! Ia mbërritëm një tranzicioni të stërgjatë që nuk mbaron kurrë, dhe një deformimi të thellë në dallimin midis së mirës dhe së keqes. Dhe kjo nuk ka se si të mos pasqyrohet në art; në lmat e sotëm, ku dallohet një anemi e theksuar në ndërtimin dhe tipizimin e personazheve. Shkëputja prej realitetit dhe prirja për të ndërtuar lma që i kushtohen vetëm mendësisë së jetës së kryeqytetit është një nga arsyet e kësaj anemie. (Po të kesh parasysh që kjo jetë ndonjëherë është disi e sipërfaqshme.) Mosnjohja e jetës, e atij tharmit njerëzor që përmenda më lart për personazhet e Dritëro Agollit… Dhe realiteti nuk njihet nëpër kafene! Dikur Dritëro Agolli bëri një shkrim për një “arixhi”, dhe pas dhjetë vitesh kur po kalonte me makinë pranë shtëpisë së tij, ndaloi dhe e vizitoi sërish personazhin e tij. Kjo është njohja e jetës!
(Përdora termin “arixhi”, se ky është termi i përdorur prej vetë rrëfyesve të ngjarjes, përndryshe për të mbetur politikisht korrekt mund ta quaja “rom”.) Tinka Kurtit, kur do të luante rolin e Nënë Pashakos në lmin “Yjet e netëve të gjata”, iu desh të rrinte për disa kohë te shtëpia e Nënë Pashakos së vërtetë për ta ndërtuar sa më besueshëm atë personazh. Kjo është njohja e jetës! Xhanze Keko e kishte kaluar fëmijërinë në Shqipërinë e pushtuar nga fashizmi.
Ajo vinte nga një familje e varfër, fëmijët e së cilës ushqeheshin prej Ushqimit Social, dhe nuk është rastësi që në artin e saj ajo vuri në qendër pikërisht fëmijet dhe nëpërmjet tyre dha mesazhe të mençura për të rriturit. Kjo është njohja e jetes!
Një shkak tjetër i kësaj anemie artistike janë paragjykimet e thella të njerëzve të artit në Tiranë, paragjykimet për të ardhurit në kryeqytet, të varfrit, njerëzit me ngjyrë, ndasitë e pakuptimta krahinore Jug-Veri… Të gjitha këto e pengojnë një artist të bëjë art të mirë.
Si mund t’ia arrish kësaj kur ti vetë, krijuesi i veprës i paragjykon personazhet e tu? Autori nuk duhet të paragjykojë askënd, ai duhet t’i dojë pa kushte personazhet e tij.
Një shkak tjetër tejet i rëndësishëm është fakti se kur shumë të rinj zgjedhin lmin si profesion, ata e shohin këtë si diçka të ndarë nga letërsia, për të mos thënë që e nënçmojne atë.
Në këto përfundime mund të arrish lehtë prej mënyrës se si shkruajnë dhe i formulojnë mendimet në median sociale, gjë që tregon qartë lidhjen e tyre të largët, humnerike, me letërsinë, por edhe një lloj dehumanizimi të frikshëm social. Filmi mbrujtet me lëndën humane dhe si i tillë kërkon shumë empati njerëzore.
Nuk mund të bësh një dokumentar për atë nënën që shet manaferra në cep të rrugicës dhe krahët i ka të çjerrë e të gjakosur prej ferrave, nëse ti nuk e ndjen vërtet dhimbjen e saj. Publiku është ai që e ndjen i pari kur dhimbja jote nuk është e vërtetë. No tears in the writer, no tears in the reader-Robert Frost. (Kur nuk ka lotë te shkrimtari, nuk do të ketë as te lexuesi… apo shikuesi, në rastin në fjalë.) Do të shtoja gjithashtu se lmat e sotëm nuk kanë redaktorë letrarë, ata janë të mbushur plot me mutacione gjuhësore.
Dialogët tingëllojnë si të konceptuar në anglisht së pari, ata mbërrijnë të largët dhe sterilë tek shikuesi shqiptar. Të gjitha këto bëjnë që ne shikuesit të arratisemi në kinemanë e paranëntëdhjetës, thjesht e vetëm se personazhi i kinemasë së sotme nuk frymëzon. Por duket edhe më e thellë se kaq.
Mendoj se kjo është një çështje që e kapërcen artin. Duke refuzuar kinemanë e sotme ne nuk refuzojmë thjesht artin që ajo na servir, ne refuzojmë njeriun që shohim në të! (Këtu e kam fjalën për ato raste të pakta kur pasqyrimi i këtij njeriu është i saktë). Ne refuzojmë individin që kemi ndërtuar me tranzicionin. Pavetëdijes sonë nuk i pëlqen fare ky njeri. Atij i mungojnë shumë vertebra. Ai qëndron në këmbë çuditshëm.
Shqiptari i tranzicionit shpesh më ngjan me një skenë nga lmi “Mëngjese Lufte” i regjisorit Kristaq Dhamo; ajo vajza e vogël që qante se kishte bërë “çiçin në brekë” dhe një prej fëmijëve i thotë të kthehet nga dielli që të thahet, dhe ashtu e kthyer nga dielli ajo sheh qiellin e përmbysur (një simbolizëm profetik do ta quaja). I tillë është vizioni i këtij njeriu! Një vizion me kokëposhtë! Foto nga lmi “Mëngjese Lufte”
Do të rendisja më tej edhe një mijë shkaqe të tjera joartistike që na bëjnë t’i shohim me ëndje lmat e pas90-ës. Për shembull; lmin “Çifti i lumtur” unë e shoh me ëndje për atë shtëpinë e bukur me shkallë përpara, me pus në oborr, me gardelina në verandë dhe punimet drurit.
Po me kaq ëndje shoh lmin “Përtej mureve të gurta”, ato mure rrethuese me mozaikë, shtëpia me musëndra dhe punime artizanale, ku me shumë gjasa në atë vend sot janë ndërtuar kulla. I ndjek me kureshti këta lma edhe për profesionet e zhdukura që sot nuk ekzistojnë, për fjalët e rralla, të vjetra shqipe që sot nuk përdoren më. (Përmenda më lart musëndrat-ja një fjalë e zhdukur nga koha.)
Filmi është bashkimi i një morie disiplinash. Të mos harrojmë se për muzikën e lmave të paranëntëdhjetës kanë punuar kompozitorët më të mirë të vendit. E dëgjoj shpesh demo-n e lmit “Gjeneral Gramafoni”, kompozuar nga Aleksandër Peçi. Shumë emocionuese. Dëgjoj vazhdimisht të gjitha kolonat zanore të Aleksandër Lalos, etj.
Të mos harrojmë gjithashtu se në shumë prej lmave të rëndësishëm të kësaj kinemaje piktor ka qene Alush Shima. Dhe duhet të ketë qenë luks i madh të ishte në lm një piktor si ai.
E kam përpara syve atë vendin piktoresk ku është xhiruar lmi “Kush vdes në këmbë”. (Me siguri globalizmi me njëtrajtësinë e tij të frikshme i ka gëlltitur dhe ato shtëpi aq autentike.)
Aleksandër Peçi edhe në këtë kolonë zanore është treguar gjenial me polifoninë rrënqethëse. E kështu, të gjitha këto më bëjnë të mendoj se kjo pëlqesë kolektive për lmat para 90- ës nuk është thjesht rastësi apo manipulim emocional. Po edhe sikur këta lma të mos kenë vlera artistike, ata kanë vlera të çmuara dokumentareske se si kemi menduar ne si shoqëri në ato vite. Kam qenë fëmijë dhe kam ndjerë një dhimbje të madhe kur pashë për herë të parë lmin “Përtej mureve të gurta” dhe pikërisht skenën kur vajza e vogël blen akullore dhe harron që ka perçe para syve.
Me këtë zakon mesjetar u ndesha së pari prej këtij lmi. Sa për lmat e dobët dhe skematikë, mendoj se duhen ruajtur po me aq kujdes sa dhe lmat e mirë; si dëshmi e gjallë e përdhunës që ushtron mbi artin demagogjia. Regjisorët dhe skenaristët e lmave të para90-ës, në kushtet e një censure të madhe arritën të krijojnë të bukurën brenda një shëmtie të madhe. Ata, në jo pak lma ditën të manovronin për të dhënë tërthorazi sinjalet e tyre të SOS-it. Dua të veçoj këtu lmin “Historiani dhe kameleonët”, të cilin do ta konsideroja një pamet të fuqishëm politik, një pasqyrë të saktë të politikës shqiptare të të gjitha kohërave. Kur sheh atë lm të duket sikur skenari është shkruar për Shqipërinë e sotme, por në kohën kur u realizua ishte gjithashtu një denoncim për diktaturën, e cila ishte në vitet e fundit të saj. Skenari i shkruar nga një penë e stërvitur si ajo e Qamil Buxhelit, ndërsa regjia është e Saimir Kumbaros. Nëse një e djathtë ekstreme do të vijë ndonjë ditë në pushtet, jam e sigurt që do t’i ndalojë sërish këta lma, ashtu siç humbën ca kohë në vitet 90- të. Por një brez i pakompleksuar do të pasojë dhe do të dojë t’i shohë e t’i rishohë për të kuptuar se nga vijmë… Këta lma do të shihen në çdo kohë, madje do të vlerësohen edhe më shumë në vitet që do të vijnë, sepse janë bërë nga artistë autentikë, me rrënjë të ngulitura thellë në tokën e tyre. Nëpërmjet Institutit Luce ne gjejmë sot shumë lmime që Italia Fashiste ka bërë për Shqipërinë. Pamje të rralla, të çmuara, që na tregojnë se si kemi qenë. Dhe sa mirë që italianët i ruajtën dhe nuk i shkatërruan. Kështu ne mund t’i shohim e të kuptojmë veten tonë. Por çfarë do të ndodhte sikur edhe Italia të shkatërronte çdo gjë që kishte lidhje me fashizmin? Ashtu siç shkatërruam ne në mënyrën më absurde Kinostudion, fabrikat dhe uzinat që nuk ishin ndërtuar prej bllokmenëve që rrinin nëpër vila, por prej djersës dhe gjakut të shqiptarëve të thjeshtë. Jemi ndoshta i vetmi vend në botë pa hekurudha dhe pa kinema! I ndjek me vëmendje prej vitesh kronikat e këtij Instituti; lmimet e rralla për Shqipërinë, por nuk besoj se jam bërë fashiste…. meqë kam dëgjuar folësin që numëron toret e Duçes!
Asgjë e jashtëzakonshme, i dëgjojmë këto tore të numërohen përditë edhe te ERtv-ja! Në foto Xhanze Keko dhe grupi i saj i xhirimit Komentuesi vazhdoi ta shpjegonte idenë e tij se pse duhej të ndaloheshin lmat e Xhanze Kekos: – Nuk duhet ta lëmë rininë të indoktrinohet! – shkruante ai.
Dhe kishte të drejtë! Le ta lëmë rininë pa modele, me të pasmet kthyer nga dielli, duke tharë pafund “çiçin që ka bërë në brekë!” Nëse indoktrinim do të thotë të mbrujtesh me ngjyrat dhe diellin e bukur të lmave të Xhanze Kekos, me pastërtinë sanguine, simpatike, të personazheve të saj të vegjël, uroj që të gjithë; fëmijë e të rritur të llojnë të indoktrinohen sa më shumë prej lmave të saj!
Le të indoktrinohemi me të bukurën! Me ato thërmijëza shpirti që kjo grua e talentuar shpërndau me aq përulësi në lmat e saj!
Le të indoktrinohemi me këtë lloj arti, i cili, edhe në kushtet e kornizave të tmerrshme ideologjike diti të mbetet art e të na përcjellë mesazhe solide e të shëndetshme për botën dhe shoqërinë…(defekt-teknik)