• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e caktimit të Kuçovës si bazë e NATO-s: Pse u dublua Bondsteel-i?

by Ylli Pata
06/08/2018 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kur një vit më parë, e para anëtare e qeverisë “Rama”, përkatësisht ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritej nga një anëtar i kabinetit të Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes, Gjenerali James Matis kishte në dosje një raport të hollësishëm për dy baza që formalisht Tirana i kishte ofruar SHBA për bazë të NATO-s, pasi prej vitesh ka qenë vetë Aleanca Atlantike që ka planifikuar një plan të ri operacional.

Një vit më pare, kërkesa e qeverisë shqiptare duket se hasi në një gati mohim të administratës Trump, pasi presidenti aktual ka vendosur për të mos shpenzuar para kot për aleatët.

Por gjenerali Matis, i cili është i vetmi anëtar i kabinetit që ka të drejtën e vetos ndaj Presidentit multimiliarder të SHBA-së, ka dorëzuar një plan të ri gjeostrategjik, i cili bënte të ditur se baza amerikane e Bondsteel në Kosovë është kthyer gati në një kazermë e padobishme, si për kushtet e vendodhjes por edhe nga veprimi agresiv i së ashtuquajturës bazë humanitare ruse në Nish.

Siç mësohet nga burime diplomatike, plani amerikan parashikon që NATO të ndërtojë dy baza të reja operative dhe të nivelit “special” në Shqipëri dhe Mal të Zi; njëra ajrore dhe tjetra detare.

Logjika është që amerikanët të veprojnë në raste të jashtëzakonshme pa problemin e mungesës së konsensusit nga aleatët europianë, por më e rëndësishme është siguria operative e këtyre dy bazave.

Ekspertët e Pentagonit kanë individuar dy baza të kohës së Luftës së Ftohtë si të përshtatshme për strategjinë e re; njëra është Kuçova, kurse tjetra është baza e Tivatit në Mal të Zi.

Qëllimi politik i ndërtimit të dy bazave të reja, në mënyrë të veçantë e Kuçovës, është që amerikanët të kenë një pavarësi veprimi në rast operacionesh në rajonin e Mesdheut, por edhe në Lindjen e Mesme.

Përveç aspektit operacional me fluturime avionësh dhe helikopterësh, baza e Kuçovës do të jetë një shërbim sekret në kuptimin e plotë të fjalës, që të krijojë kriptimin dhe bërjen nul të bazës ruse në Nish. Pra të neutralizojë efektin që rusët kanë sjellë në Bondsteel.

Fjala më e fundit e luftës elektronike pritet të zbatohet në bazën e Kuçovës, e cila nga ana logjistike është mjaft e përshtatshme për një “luftë” me rusët, pasi nga Enver Hoxha u ndërtua e tillë, për të siguruar një mbrojtje ajrore të pavarur.

Vetë gjenerali Matis, kur ka lexuar dosjen “Kuçova” mësohet se është bindur menjëherë dhe ka takuar urgjentisht ministren Olta Xhaçka në samitin e ministrave të NATO-s dhe aty i ka dorëzuar ftesën zyrtare për të vizituar Pentagonin.

Dhe takimi në Arlington mes dy ministrave të Mbrojtjes ka qenë akulli më i madh i thyer mes administratës Trump dhe qeverisë së Edi Ramës.

Madje mësohet se gjatë takimit të tyre në Samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në Bruksel, Trump i ka dhënë Edi Ramës lajmin pozitiv se ai ka miratuar ngritjen e bazës së Kuçovës.

Aty mësohet se Rama ka “fluturuar” nga gëzimi, pasi ky lajm përbën një lëvizje kyç për çdo qeveri që merr pjesë në një aleancë strategjike.

Në ambientet diplomatike po flitet gjithnjë e më shumë për operacione të NATO-s ndaj bazave që forcat e Brigadës ndërkombëtare të Gardës Revolucionare iraniane kanë në Mesdhe por edhe në lindjen e Mesme.

Nëse amerikanët vendosin të ndëshkojnë regjimin e Teheranit, dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë një manovër, ajo nuk do të sulmojë Iranin si vend por investimet e regjimit jashtë vendit, pra bazat ushtarake dhe ato të shërbimeve sekrete.

Amerikanët mendojnë se në Ballkan Irani ka shumë përhapje, sidomos në Maqedoni e Kosovë, ndaj dhe nuk është lënë Bondsteel-i si një vend i përshtatshëm për këto operacione.

Next Post
Avokati i vjedh të moshuarës 20 kg ar, por ia punon bashkëpunëtori

Avokati i vjedh të moshuarës 20 kg ar, por ia punon bashkëpunëtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com